Ushtarët e Ukrainës dëshirojnë Kur’anin dhe ushqim hallall

  • None
Publikuar në Korrik 11, 2014, mesnatë

Ushtarët myslimanë të Ukrainës që shërbejnë në Gardën Kombëtare të Ukrainës kanë apeluar tek Administrata Fetare e Muslimanëve të Ukrainës për t’iu siguruar atyre kopje të Kur’anit Fisnik dhe ushqim hallall gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.


    Kërkesa u bë publike në një postim në Facebook nga Administrata Fetare e Muslimanëve të Ukrainës.


    Muslimanët e Ukrainës falënderojnë të gjithë ata që nuk janë indiferentë dhe që ndihmojnë Ushtrinë e Ukrainës, thuhet në postimin  nga administrata, e cituar nga Agjencia e Lajmeve Kirim të premten, më 4 korrik 2014.


      Dashuria për të afërmin dhe ndihma e ndërsjelltë forcon popullin e  lirë të Ukrainës dhe njerëzit e besimeve të ndryshme që e duan Ukrainën.


      Pas vuri në dukje se ka aktualisht 10 ushtarë myslimanë që shërbejnë në ushtri afër qytetit ukrainas të Slavianskit, i cili ka qenë skena e një tërheqje pro-ruse, pasi forcat e Ukrainës rifituan pozitat kyçe në qytetin lindor.


     Në përgjigje të kërkesës së ushtarëve, muslimanët e Qendrës Kulturore Islame në kryeqytetin ukrainas, Kiev, së bashku me vullnetarë të tjerë kanë mbledhur Kur’anë, por dhe sende ushqimore dhe i dërgoi në vijën e frontit.


     Në vitin 2012, kur rreth 500.000 myslimanë jetonin në Ukrainë dhe rreth 300.000 prej tyre ishin tatarë të Krimesë. Sot, Islami, myslimanët, janë pakica më e madhe fetare në Ukrainë, pas pjestarëve të ndryshëm të krishterësh.


     Në regjistrimin e vitit 2000,  Ukraina ishte shtëpia për 248.193 banorë tatarë të Krimesë,  73.304 tatarë të Vollgës, 45.176 azerë, 12.353 Uzbekë,  8.844 turqë, 6.575 arabë, dhe 5,526 kazakë.


    Sipas Këshillit të Autoriteteve Fetare të Muslimanëve të Ukrainës, Ukraina në vitin 2009 kishte dy milionë banorë myslimanë.