Shejh Kassim: Revolucioni Islamik Agimi i Madh që vjen pas Natës së Gjatë

Publikuar në Shk. 13, 2021, 3:40 a.m.

Hoxha më i shquar Shia i Bahreinit e përshkroi Revolucionin Islamik si një "Agim të madh" që erdhi pas një nate të gjatë që kishte distancuar komunitetin islamik nga udhëzimi hyjnor.

"Faxher - Dhjetë-Ditore (Agimi) i Revolucionit Islamik është një Agim i madh për Umetin Islamik, , tha Ajetullah Shejh Isa Kassim në një deklaratë, duke iu referuar periudhës dhjetë-ditore të festimit që filloi me kthimin e Udhëheqësit te ndjerë  te Revolucionit Islamik, Ajetullah Ruhollah Humeini në Iran dhe përfundoi 10 ditë më vonë me fitoren e Revolucionit nën udhëheqjen e tij më 11 shkurt 1979.

"Ndihma dhe mbrojtja e qeverisë [Islamike] është e barabartë me ndihmën e fesë hyjnore", tha ai, njoftoi faqja e internetit e Iranit në rrjetin Al Alam.

Ai shtoi se mbështetja e qeverisë islamike çon në fuqizimin, nderimin dhe ruajtjen e pavarësisë së bashkësisë islamike.

"Kjo do të shfaqë të vërtetën në botë dhe do t'i shërbejë interesave të të gjithë njerëzimit, sepse interesat e njerëzimit nuk janë të ndara nga ato të Islamit."

Hoxha i Bahrainit tha se bashkësia islamike duhet të ndjehet krenare dhe të gëzohet për krijimin e një qeverie islamike kudo në botë, sepse një qeveri e tillë është "me të vërtetë një burim krenarie, nderi, force dhe inkurajimi" për të gjithë bashkësinë islamike.

"Kjo qeveri është një burim i udhëzimit të sinqertë që ndihmon njerëzimin të rritet dhe të lulëzojë dhe u hap atyre mundësi për udhëzim, shpëtim dhe liri," shtoi Hoxha i lartë.

Ne vitin  në 1979, Revolucioni Islamik i Iranit përmbysi dinastinë Pahlavi të mbështetur nga Perëndimi, e cila kishte qeverisur Iranin për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Revolucioni ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të botës në shekullin e 20-të, duke ndryshuar peizazhin gjeopolitik të Lindjes së Mesme dhe ekuilibrin e fuqisë në botë.

Irani feston Revolucionin Islamik çdo vit gjatë Agimit 10-ditor midis 1 dhe 11 shkurt (këtë vit me 10 shkurt.



Burimi : IQNA