Vdiq Interpretuesi i Kur’anit, Mësuesi i Etikës
Mësuesi i shquar iranian, interpretues i etikës së Kur’anit, Ajetullah Sejid Muhammed Zia’abadi vdiq në moshën 92 vjeçare.
Hoxha i moshuar, i cili ishte shtruar në spital për shkak të koronavirusit, vdiq të hënën.
Ai lindi në vitin 1929 në një familje fetare, të devotshme në një fshat afër Kazvinit, 152 km. në perëndim të Teheranit.
Babai i tij, Sejid Mahmud, ishte një Muxhtehid në interpretimin e ligjit Islam dhe dijetar i Kur’anit dhe etikës.
Sejid Muhammed Zia’abadi studioi shkencat fetare nën dijetarë të mëdhenj dhe Fekih si Ajetullah Seid Hussein Borouxherdi, Sedehi Esfehani, Ruhullah Humeini dhe Sejjid Muhammed Hussein Tabatabai.
Predikimet dhe orët e tij në xhaminë Ali ibn al-Hussein (a.s.) në veri të Teheranit ishin shumë të njohura, duke tërhequr një numër të madh njerëzish.
Burimi : IQNA