Izraeli ndalon hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al Aksa

Publikuar në Jan. 19, 2021, 10:03 a.m.

Një numër i kufizuar i palestinezëve mund të kryejnë namazin e Xhumasë në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, Al-Kuds, të pushtuar.  Policia izraelite bllokoi shumicën e palestinezëve për të arritur Haram al-Sharif për të kryer namazin e Xhumasë. Ata ndaluan besimtarët në pikat e kontrollit në hyrjet e Qytetit të Vjetër me pretekstin e luftës kundër COVID-19.

Forcat e sigurisë lejuan që vetëm ata që jetojnë në Qytetin e Vjetër të arrijnë në Xhaminë Al Aksa. Pasi u penguan të arrinin në xhami, palestinezët kryen lutjet e së Premtes pranë mureve të Qytetit të Vjetër.

Në predikimin e tij të së Premtes, Imam Yusuf Abu Sneina, shejhu i  Xhamisë  Al Aksa, dënoi forcat policore izraelite që kishin  bllokuar besimtarët për të arritur në xhami.

Zëdhënësi i Hamasit Hazem Kassemi i tha Anadolu Agency se lëvizja e fundit mund të shihet si pjesë e planeve izraelite për të Judaizuar Jerusalemin dhe për të shkatërruar identitetin arab palestinez.

"Izraeli po përfiton nga shpërthimi i Koronavirusit për t'i shërbyer planeve të tij armiqësore kundër palestinezëve," tha zëdhënësi i Lëvizjes Islamike Xhihad, Dawoud Shihab.

Më 7 janar, qeveria e Izraelit vendosi një bllokim kombëtar dy-javor. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor al-Kuds, ku ndodhet Al Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980, në një lëvizje që nuk është  njohur kurrë nga Bashkësia Ndërkombëtare. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin, duke pretenduar atë si kryeqytetin "e përjetshëm dhe të pandarë" të shtetit të vetëshpallur hebre.

Për myslimanët, Xhamia Al Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë pas Mekës dhe Medinës. Hebrenjtë i referohen zonës si "Mali i tempullit", duke pretenduar se ishte vendi i shenjte i tyre.



Burimi : The PIC