Ceremonia e zisë për martirizmin e Hazret Zahras

Publikuar në Jan. 19, 2021, 9:59 a.m.

Një ceremoni vajtimi u mbajt në Husejnijen Imam Humejni  në Teheran në prani të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik Ajetullah, Sejid Ali Khamenei përpara përvjetorit të martirizimit të Hazret Zahras (a.s.).

Në ceremoninë, të mbajtur të premten, Huxhat ul- Islam Aali theksoi virtytet e Hazret Zahra (a.s.) dhe Hujat-ul-Islam Nasser Shahidi recitoi elegji.

Në fillim të kësaj jave, zyra e Ajetullah Khamenei tha këtë vit nuk do të ketë asnjë ceremoni të zisë publike për përvjetorin e martirizimit të Hazret Zahras (a.s.) në Husejnijen Imam Humejni,  për shkak të pandemisë së koronavirusit, per shkaqe shendetsore.

Myslimanët shiitë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës mbajnë ceremoni çdo vit në ditët e para të muajit Xhumada al-Thani në kalendarin hënor Hixhri për të mbajtur zi për përvjetorin e martirizimit të vajzës së dashur të Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të). Këtë vit përvjetori i martirizimit të Hazret Zahra (a.s.) bie të dielën, 17 Janar 2021.



Burimi : IQNA