Të punohet për mbrojtjen e demokracisë në SHBA

Publikuar në Jan. 14, 2021, 9:26 a.m.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë dështimet në sigurinë e brendshme. Sulmi kundër Capitol Hill, bilanci i të cilit ka arritur në 5 viktima, 13 të plagosur e 33 të arrestuar, nxorri në pah vështirësitë e policisë përballë tërbimit të demonstruesve. Ndërsa në bilancin e viktimave shtohet edhe një polic, që ndërroi jetë gjatë natës, vijojnë hetimet dhe dorëheqjet. Nga ana e tij, Donald Trump pranoi fitoren e presidentit të ri Joe Biden, i cili do të betohet më 20 janar, por që tani, deklaroi se nuk ka ndërmend të fillojë procedurën e “impeachment”, pra të heqjes së Trump-it nga posti e, as të përdorë amendamentin e 25-të të Kushtetutës.

Në fjalimin e tij të djeshëm e akuzoi Donald Trump-in për sulm kundër demokracisë dhe për administrim me dhunë të presidencës së tij 4-vjeçare, por hodhi poshtë idenë e përdorimit të ligjit për ta shkarkuar atë nga detyra, sepse nuk do të ndihmonte në pajtimin e vendit.

Tranzicion i butë

Pas betejave ligjore për të mohuar fitoren e kundërshtarit, Trump pranoi humbjen dhe, pa e përmendur kurrë Biden, foli për administratën e re, që do të fillojë punën më 20 janar, duke theksuar se do të përpiqet t’ia kalojë pa probleme pushtetin. Çasti, që po përjetojmë kërkon shërimin e shpirtrave dhe pajtimin, shpjegoi Trump, në një videomesazh, duke deklaruar se është gati të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por jo nga politika. Prandaj, u kërkoi atyre, që nuk e konsiderojnë më veten republikanë, ta ndjekin atë në formacionin e ri politik, quajtur “Red Nation” (Kombi i Kuq – referuar ngjyrës së republikanëve).

Zëri i mediave katolike

Pas dënimit unanim të ipeshkvijve amerikanë, edhe mediat katolike mbajnë qëndrim ndaj sulmit në Capitol Hill. Në gazetën “L’Osservatore Romano” - e përditshme e Selisë së Shenjtë - dënohet sulmi në një artikull me titull “Demokracia e plagosur”. Gazeta, duke akuzuar Donald Trump, vëren:         “Politika nuk mund të mos marrë parasysh përgjegjësitë individuale, sidomos të atyre, që janë në pushtet dhe që, përmes një narrative polarizuese, mund të mobilizojnë mijëra njerëz”.



Burimi : L’Osservatore Romano