Udhëheqësi: Vdekja e Ajetullah Mesbah Yazdi humbje për Seminaret Islamike

Publikuar në Jan. 6, 2021, 5:20 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Khamenei ofroi ngushëllime për vdekjen e klerikut të lartë, Ajetullah, Ali Muhammed Taki Misbah Jazdi, e përshkruan vdekjen e tij si një humbje të rëndë për seminaret islamike.

Ajetullah Mesbah Jazdi vdiq të premten në mbrëmje në moshën 86 vjeç për shkak të sëmundjes gastrointestinale.

Ai ishte shtruar në spital që nga e shtuna pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Më poshtë është teksti i plotë i mesazhit  ngushëllues i Udhëheqësit.

Me Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Unë e mora lajmin e vdekjes së Ajetullah Haxhi Shejh Muhamed Takii Misbah Yazdi - një dijetar shpirtëror dhe një muxhahid fakih dhe hakim - me pikëllim të konsiderueshëm.      Kjo është një humbje e rëndë për seminaret islamike dhe për etikën islame në përgjithësi.

Ai ishte një mendimtar i shquar dhe një menaxher i aftë, i cili kishte një gjuhë elokuente për të thënë të vërtetën dhe që qëndronte i vendosur në rrugën e drejtë. Shërbimet e tij në prodhimin e mendimeve fetare, në shkrimin e librave udhëzues, në trajnimin e nxënësve të shkëlqyeshëm dhe me ndikim dhe në shfaqjen e pranisë së tij në të gjitha fushat ku prania e tij ishte e nevojshme janë me të vërtetë dhe me të vërtetë unike.

Që nga rinia e tij deri në fund të jetës së tij, besimi dhe devotshmëria ishin cilësitë e tij të përjetshme dhe bekimi  në rrugën e mirëkuptimit te teuidit ishte shpërblimi i madh i Zotit për përpjekjen e tij afatgjatë.

Duke qenë i pikëlluar për humbjen e këtij vëllai tonë të vjetër dhe të dashur, unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, fëmijëve të tij të nderuar dhe të afërmve të tij, dhe ju shpreh ngushëllime nxënësve dhe admiruesve të atij mësuesi të madh dhe seminaret islamike.

Unë i lutem Zotit që ta lartesoi statusin e tij dhe t'i japë faljen dhe mëshirën e Tij.

Sejjid Ali Khamenei

2 janar 2021



Burimi : IQNA