Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Publikuar në Dhj. 26, 2020, 5:36 a.m.

Policia e Kosovës (PK), pas hetimeve të kryera nga Prokuroria Themelore, Departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerja.

Gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar  dy telefona mobile, 875 euro, 2000 dinarë, 6.66 gramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen në ndalim për 48 orë.



Burimi : Telegrafi