U emërua Kryetari i ri i Namdlatul Ulama të Indonezisë
Abuya KH Miftachul Akhyar u emërua presidenti i ri i lëvizjes Nahdlatul Ulama të Indonezisë.
Sipas Qendrës Kulturore Iraniane në Xhakarta, ai u emërua kreu i lëvizjes të shtunën.
Qendra në një mesazh e përgëzoi studiuesin për emërimin.
I lindur në vitin 1953, Miftachul Akhyar më parë drejtoi një shkollë fetare në Surabaya, një qytet port në ishullin Java të Indonezisë.
Ai gjithashtu shërbeu si kreu i degës së Nahdlatul Ulama në Java dhe nënkryetar i lëvizjes nga 2015 në 2020.
Nahdlatul Ulama (Rilindja e Ulemave) është një lëvizje tradicionale islamike sunite në Indonezi që ndjek shkollën e jurisprudences. Themeluar më 31 janar 1926 në Surabaya si një përgjigje ndaj rritjes së Vehabizmit në Arabinë Saudite.
Burimi : IQNA