Kolegji Medina do të mbajë klasat në internet

Publikuar në Nën. 30, 2020, 2:41 a.m.

Klasat e Kolegjit të Shkencave Fetare të lidhura me Xhaminë e Profetit në Medine do të mbahen në internet.

Sipas Gazetës Makkah, 442 djem dhe vajza janë regjistruar në kurset e ofruara në vitin e ri akademik të kolegjit.

Duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit dhe me urdhër të Abdul Rahman Al-Sudais, presidenti i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, menaxhmenti i kolegjit vendosi të organizojë klasat në internet për të paktën shtatë javët e para të vitit te ri akademik.

Kolegji ka fillua në vitin 2010 dhe ofron kurse në Fikh dhe Sheriatin Islamik, teologji, shkenca Kur'anore dhe gjuhë Arabe.

Koronavirusi që u shfaq në Wuhan, Kinë, në Dhjetor është përhapur në pothuajse të gjitha vendet e botës.

Numri global i të vdekurve është mbi 900,000 me më shumë se 27.7 milion raste të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).



Burimi : IQNA