Më shumë se 400,000 kanë kryer Umren

Publikuar në Nën. 12, 2020, 3:23 a.m.

Menaxhimi i turmës në Xhaminë e Madhe në Mekë ka qenë duke organizuar rrjedhën e besimtarve dhe pelegrinëve nga dhe në xhami, në koordinim me Presidencinë e Përgjithshme të Arabisë Saudite për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta dhe autoritetet e tjera.

Menaxhmenti ka marrë disa masa për të siguruar që pelegrinët mund të kryejnë Umren në qetësi dhe paqe.

Po ashtu është duke marrë në konsideratë masat parandaluese të miratuara nga presidenca.

Që nga fillimi i sezonit Umrah, menaxhmenti ka organizuar ardhjen dhe shkuarjen e 920,000 besimtareve dhe 408,000 pelegrinëve ne Umrah në xhami, duke përfaqësuar 75 përqind të kapacitetit total, raportoi Arab News.

Administrata ka ndjekur çdo gjë që pengon lëvizjen e turmave dhe ka kërkuar zgjidhje, në koordinim me presidencën dhe organet e sigurisë.



Burimi : IQNA