Studiuesi i Kur'anit, italiani, Massimo Campanini vdes në moshen 66 vjec
Ai vdiq disa ditë më parë pas një sëmundje të gjatë, sipas Al Jazeera Arabisht.
UCOII, një nga shoqatat kryesore Islame Italiane, lëshoi një mesazh ngushëllimi, duke u bërë thirrje të gjithë muslimanëve që të luteshin për shpirtin e ndjerë.
Campanini lindi në Millan, Itali më 3 nëntor 1954.
Ai ishte një mendimtar, dijetar dhe filozof i cili zhvilloi kërkime të gjëra në fushën e filozofisë islamike, historisë dhe shkencave dhe Kuranit të Shenjtë.
Pasi bleu një përkthim italisht të Kur'anit gjatë një udhëtimi në Egjipt në 1981, ai u inkurajua të mësonte arabisht dhe të studionte kulturën islamike.
Duke dhënë mësim në universitetet e Urbinos, Napolit dhe Trentos, ai shkroi një numër të madh librash dhe artikujsh mbi Islamin, Kuranin dhe filozofinë islamike.
Botimet e tij të fundit përfshijnë Kuranin: Interpretimet Moderne Myslimane (Routledge, 2011) dhe Perspektivat Filozofike mbi Përmbledhjen Kur'anore Moderne (2016).ë Kur’anin: Interpretimet Moderne Myslimane (Routledge, 2011) dhe Perspektivat Filozofike mbi Përmbledhjen Kur'anore Moderne (2016).
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë