Muhamedi (s.a.w.s): Heroi antiklerikal i Iluminizmit Evropian

Publikuar në Tet. 1, 2020, 1:16 a.m.

“Botimi dhe përkthimi i Kuranit në shekullin e 16-të ishte një përpjekje e rrezikshme për të hutuar ose devijuar të krishterët fetarë. Të paktën kështu ishte sipas anëtarëve të Këshillit Protestant në Basel, të cilët në vitin 1542, kishin arrestuar – edhe pse për një kohë të shkurtër - një punonjës shtypi i cili donte të botonte librin e shenjtë të myslimanëve në latinisht.”

Botimi dhe përkthimi i Kuranit në shekullin e 16-të ishte një përpjekje e rrezikshme për të hutuar ose devijuar të krishterët fetarë. Të paktën kështu ishte sipas anëtarëve të këshillit protestant në Basel, të cilët në vitin 1542, kishin arrestuar – edhe pse për një kohë të shkurtër - një punonjës shtypi i cili donte të botonte librin e shenjtë të myslimanëve në latinisht. Reformatori protestant, Martin Luther ndërmori veprim për të shpëtuar projektin e tij: "Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të luftuar turqit." - shkroi ai…

Botimi i tij, i prodhuar në 1543, e bëri Kuranin të arritshëm për intelektualët evropianë, shumica dërrmuese e të cilëve studionin për të luftuar Islamin duke e kuptuar plotësisht atë. Pavarësishtë kësaj, kishte edhe nga ata që lexuan Kuran për të vënë në dyshim doktrinën e krishterë. Studiuesi dhe teologu katalanas, Michael Servetus, nga doktrina heretike dhe iracionale e Trinitetit shpikur nga teologët e krishterë duke e shtrembëruar atë, ka zbuluar shumë dëshmi të Kuranit për t’i përdorur në traktatin e tij anti- Trinitet,  Christianismi Restitutio'da (1553), në të cilën ai e përshkroi Muhamedin (s.a.w.s) si një revolucionar të mirëfilltë. Servetus u dënua nga Inkuizicioni Katolik Vjenez pasi publikoi idetë e tij jolegjitime, dhe më në fund, ai u dogj me librat e tij në Gjenevë.

Disa autorë të Iluminizmit Evropian, në një mënyrë të ngjashme, e përkufizonin Muhamedin (s.a.w.s.) si një hero anti-klerik, e shihnin Islamin si një monoteizëm të pastër afër deizmit filozofik dhe Kuranin si një argument racional për krijuesin. George Sale botoi një përkthim të ri në anglisht në vitin 1734. Duke iu referuar historisë së Islamit të hershëm në parathënien e tij, e idealizoi pejgamberin (s.a.w.s) si një revolucionar anti-hegjemonik klerikal, i cili i dha fund pushtetit të priftërinjve ambicioz dhe të devijuar si dhe adhurimit të shenjtorëve dhe kufomave të tyre të shenjta.

Përkthimi i Kuranit nga Sale arriti në një audiencë të gjerë lexuesish dhe u vlerësua në Angli. Shumë lexues e panë Muhamedin (s.a.w.s) si një simbol të republikanizmit anti-klerikal. Po ashtu, pati ndikim edhe jashtë Anglisë. Në  vitin 1765, themeluesi i Shteteve të Bashkuara, Thomas Jefferson bleu një kopje të përkthimit nga një librari në Williamsburg, Virginia - e cila kapërceu kufijtë e rrëfimit dhe ndihmoi në zgjimin e idesë së deizmit filozofik në imagjinatën e tij. (Kjo kopje është akoma në Bibliotekën e Kongresit dhe përdoret për të bërë betimin e anëtarëve myslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke filluar me Keith Ellison në 2007.) Madje, romantiku i famshëm gjerman, Wolfgang von Goethe lexoi gjithashtu një përkthim të Sale-s që i dha majën e zhvillimit të tij personal.

Në esenë e tij Sur les mœurs et l'esprit des Nations (1756) në Francë, Voltaire de Essai admiroi përkthimin e Sale-s, duke portretizuar Muhamedin (s.a.w.s) si një reformist frymëzues që shkatërroi dhe çrrënjosi fuqinë e pamoralshme të klerikut. Në fund të shekullit, anglezi Whig Edward Gibbon, një lexues i Sale dhe Voltaire, e vlerësoi Profetin në vepren e tij Historia e Prapsjes dhe Rënies së Perandorisë Romake (1776-89):

“Mësimi i Muhamedit është pa dyshime dhe paqartësi, dhe Kurani është provë e unitetit të Allahut. Profeti i Mekës nuk pranoi të adhuronte njerëz, idhuj, planetë dhe yje në përputhje me parimin racional se 'nëse diçka është ngritur duhet të fundoset, nëse diçka lind, duhet të vdesë, dhe diçka që mund të prishet, duhet të zhduket'. Admirimi i tij racional për krijuesin e universit;  pohon dhe madhëron një ekzistencë pa burim dhe të paparë, larg nga forma dhe hapsira, të pakufishme dhe të përjetshme, të vetëdijshëme për sekretet tona më të fshehta... Një deist filozofik duhet të nënshkruaj nën doktrinën e Muhamedit duke thënë se ‘është një mësim kaq i shkëlqyeshëm sa mund të mësohet në institucionet tona aktuale arsimore’.”

Personi që e ndjente profetin me entuziazmin më të madh në zemër ishte Napoleon Bonaparte, i cili pasi lexoi përkthimin frëngjisht të Claude-Étienne Savary në 1783, u lartësua duke e quajtur veten "Muhamedi i ri" (!).Savary e bëri këtë përkthim në Egjipt, ku ishte i rrethuar nga muzika e gjuhës arabe dhe ishte i etur për të përkthyer tekstet e mrekullueshme arabe në frëngjisht. Ashtu si Sale, në parathënien e gjatë në përkthimin e tij, Savary paraqiti Muhamedin (s.a.w.s) si një person "madhështor" dhe "të jashtëzakonshëm", një "gjeni" në fushën e betejës dhe dikush që dinte shumë mirë se si t'i tërhiqte pasuesit e tij. Napoleoni e lexoi këtë përkthim në anijen me të cilën shkoi në Egjipt në vitin 1798. Frymëzuar nga portretizimi i Savarit për Profetin në formën e një ligjvënësi të shkëlqyeshëm dhe të mençur, Napoleoni mori dëshirën për t'u bërë Muhamedi i ri. Ai shpresonte që dijetarët e Kajros ta pranonin atë dhe ushtarët e tij si mik të Islamit që do t'i çlironte ata nga okupimi osman. Ai madje pretendoi se ardhja e tij në Egjipt ishte lajmëruar në Kuran.

Napoleoni kishte një vizion të idealizuar, teorik dhe iluminist të Islamit si monoteizëm i pastër.Dështimi i tij në ekspeditën egjiptiane ishte pjesërisht për shkak të faktit se kuptimi i tij i Islamit ishte krejt i ndryshëm nga ai i studiuesve të Kajros. Megjithatë, Napoleoni nuk ishte i vetmi i cili e shihte veten si ‘Muhamedi i ri’. Goethe me entuziazëm shpalli perandorin "Mahomet der Welt" (Muhamedi i Botës), dhe shkrimtari francez Victor Hugo e portretizoi atë si "Mahomet d'occident" (Muhamed i Perëndimit). Në fund të jetës së tij, Napoleoni mbrojti legjitimitetin e tij si "njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë" në shkrimet e tij rreth Muhamedit (s.a.w.s) në Shën Helena, ku u internua dhe reflektoi thellë rreth humbjes së tij. Muhamedi i Napoleonit ishte një pushtues dhe ligjvënës si ai vetë, një njeri bindës dhe karizmatik, mirë por një Napoleon më i suksesshëm i cili nuk u internua në një ishull me erë në Atlantikun e Veriut…

Besimi i Muhamedit (s.a.w.s) si një nga ligjet më madhështore, sundoi gjatë shekullit të 20-të. Skulptori amerikan me origjinë gjermane, Adolph A. Weinman portretizoi Muhamedin (s.a.w.s) në frizë në ndërtesën kryesore të Gjykatës së Apelit të SHBA-së në 1935, dhe kështu, Profeti u bë një nga tetëmbëdhjetë ligjvënësit atje. Shumë të krishterë evropianë e përshkruanin atë si profet të muslimanëve kur flisnin për misionin e veçantë të Muhamedit (s.a.w.s) në predikimet e tyre të kishës. Sipas katolikëve si Louis Massignon, Hans Küng dhe Islamistëve Protestantë si William Montgomery Watt, ky lloj përshkrimi ishte mënyra më paqësore dhe konstruktive për promovimin e dialogut në mes të krishterëve dhe myslimanëve.

Pra, ka më shumë arsye për t'u kthyer pas dhe për të analizuar portretet perëndimore të aspekteve të shumta të Muhamedit (s.a.w.s).



Burimi : Medya Şafak