Kryeministri Avdullah Hoti, për vizitë në Ipeshkvinë e Kosovës

Publikuar në Tet. 1, 2020, 1:08 a.m.

Të hënën, ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti për vizitë kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe nga zv-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija.

Pas një kohe të gjatë, diktuar nga masat e sigurisë për përballimin e pandemisë së koronavirusit, kësaj së diele, mesha u kremtua në praninë e besimtarëve edhe në Kosovë. E të hënën, ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti për vizitë kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe nga zv-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija. Të ndjekim informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…

Me permiresimin e situates ne vend ne mposhtjen e pandemise globale Kovid 19, Qeveria e Kosoves ka liruar disa nga masat qe ishin ne fuqi deri me tash. Nga lirimi i masave perfituan edhe bashkesite fetare, duke ua mundesuar veprimtarite e tyre, por gjithnje duke i respektuar rregullat  e parapara mbrojtese. Keshtu qe, te dielen qe kaloi edhe ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, pas nje kohe te gjate, mesha u mbajt me prani te besimtareve. 

Ndersa te henen, ipeshkvi i diocezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji me bashkepunetore, ne Rezidencen e Ipeshkvise, kane prit ne nje vizite, kryeministrin e Kosoves, Avdullah Hotin, te shoqeruar nga ministrja e Kultures, Vlora Dumoshi dhe zv.ministrja e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Teuta Sahatqija, e cila nga qeveria eshte caktuar edhe ne poziten, pike kontakti me Seline e Shenjte ne Vatikan.  

Gjate ketij takimi, kryeministri Hoti ka falenderuar Imzot Dode Gjergjin per mirekuptimin e Ipeshkvise se Republikes se Kosoves dhe gjithe komunitetin katolik te vendit ndaj masave te Qeverise dhe te institucioneve shendetesore per menaxhimin dhe parandalimin e pandemise Covid 19, te cilat siq ka thene, sigurisht kane prek edhe veprimtarite e bashkesive dhe te komuniteteve fetare.

Gjithashtu, kryeministri Hoti ka vleresuar rolin e madh te Ipeshkvise se Kosoves ne te gjitha proceset historike neper te cilat ka kaluar Kosova, si dhe kontributin e saj te rendesishem ne jeten e pergjithshme shoqerore, kulturore e shpirterore të vendit. 

“Harmonia dhe bashkepunimi i ngushte i bashkesive fetare ka krijuar perhere nje fryme te veçante dashurie, mirekuptimi e tolerance ndermjet etnive dhe besimeve te ndryshme ne Kosove”, eshte shprehur kryeministri Hoti.

Nderkaq, Ipeshkvi Imzot Dode Gjergji, ka theksuar rendesine qe ka çdo person ne çdo kohe, e sidomos gjate kesaj kohe te pandemise Kovid 19, prandaj siq ka thene duhet punuar qe te kujdesemi vazhdimisht per shendetin fizik, psikik dhe shpirteror te çdo njeriu. 

Me kete rast, ipeshkvi ka falenderuar kryeministrin Hoti per mbeshtetejen e perhershme te Qeverise si dhe perkushtimin ndaj Projektligjit per Lirite Fetare.

Ne mbyllje te ketij takimi, kryeministri Hoti shprehu deshiren, mbase kerkoi qe takimet e tilla mos te jene thjeshte takime rasti por te krijohet nje bashkepunim i ngushte me Kishen Katolike ne Kosove dhe me Seline e Shenjte ne Vatikan, duke kerkuar  keshilla dhe  mbeshtetje per vendin tone.



Burimi : Radio Vatikan