Reagimi i Iranit ndaj vrasjes së Kasim Sylejmanit po vazhdon me shpejtësi

Publikuar në Shta. 20, 2020, 1:40 a.m.

“Në të vërtetë, po të mos kishte qenë mbështetja e Iranit për aleatët e saj shtetërorë dhe jo-shtetërorë, rajoni do t'i ishte dorëzuar interesave të SHBA-së dhe shtetit kolonial të Izraelit, i cili nuk e njeh pavarësinë e Palestinës… Nga të gjitha këto, dihet se  pavarësisht nga kostoja, kundër sionizmit do të jenë në gjendje të qëndrojnë vetëm vendet arabe të cilat kanë marrëdhënie aleance me Iranin.”

Zhvillimet e fundit në Azinë Perëndimore tregojnë se po vazhdon reagimi strategjik i Iranit ndaj vrasjes së Gjeneralit Kasim Sylejmani të kryer nga Uashingtoni në muajin janar.

Deklarata e Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të krijuar një bazë në Jemen, tërheqja e trupave të SHBA-së nga Baza Taji në Irak, për shkak të sulmeve të vazhdueshme si dhe  futja e militantëve në një zonë të vogël në Siri janë të gjitha shenjë e presionit të Iranit për të shkatërruar praninë e Amerikës në rajon.

Ata kishin njoftuar tashmë se këto do të ishin reagimet e tyre të vërteta ndaj vrasjes së gjeneralit Sylejman, pasi Teherani shkatërroi dy baza amerikane në Irak. Për të kuptuar se në cilën fazë ndodhet përgjigjja e Iranit ndaj vrasjes së Sylejmanit, ne duhet të kthehemi në vitin 2008.

Kur Imad Mughniyeh u vra nga Izraeli në Shkurt të vitit 2008, regjimi Sionist filloi të propagandonte se kjo ishte një goditje e madhe për Hezbollahun. Le të shohim 2020 tani. Hezbollahu sot është bërë një lojtar rajonal me aftësi ushtarake si një shtet dhe përcaktuesi kryesor i skenës politike në Liban.

Hezbollah është bërë po ashtu një nga shtyllat kryesore të vendimmarrjes strategjike në sistemin shtetëror sirian.

Në vitin 2008, Hezbollah ishte thjesht një lëvizje e fortë rezistence, sot është një fuqi rajonale, siç pranohet edhe nga armiqtë e saj. Tashmë është shumë vështirë për t’u kontrolluar apo për t’u ndalur suksesi i Iranit në Irak.

Ndërsa Uashingtoni duhet të punojë vetëm me mercenarë të kolonës së pestë, të cilët ju qëndrojnë në krah vetëm për arsye oportuniste, Irani operon me Merxheijet, një institucion social-fetar me qindra vjet histori në Irak. Dhe këto janë institucione të cilat është e pamundur të ndikohen nga strukturat zyrtare dhe jozyrtare jo-islamike.

Pavarësishtë se sa para shpenzojnë SHBA-të në Irak dhe sa do që të vazhdojnë shpenzimet e tyre për trajnime ushtarake, grupet irakiane mobilizohen nga ulemat Naxhaf dhe Qom, e jo ​​nga kostumet perëndimore të financuara me çeqe në Uashington.

Një nga treguesit më të mëdhenj të kapacitetit strategjik-gjeopolitik të Iranit në Irak është pengimit i projektit të separatizmit kurd në Irak, për të cilin SHBA dhe Izraeli kanë investuar për dekada.

"Kjo gjendje është një humbje katastrofike për SHBA-në dhe një fitore fantastike për Gardat Revolucionare të Iranit." -  u shpreh Ali Khedery, një nga këshilltarët më të mëdhenj të politikave Irakiene të ndjekura nga qeveritë Bush dhe Obama.

Megjithëse SHBA pushtoi Irakun me qindra mijëra trupa dhe shpenzoi triliona për ta futur vendin nën ndikimin e SHBA-së, ndikimi politik dhe ushtarak i Iranit në vend është rritur jashtëzakonisht gjatë dekadës së fundit.

Në prill të vitit 2020, dr. Raz Zimmt, izraeliti cili shkruan për Këshillin Atlantik dhe i cili punon si hulumtues në Institutin e Kërkimit të Sigurisë Kombëtare (INSS), ishte shprehur si vijon:

“Supozimi se po i afrohemi shumë një Lindjeje të Mesme të re që nuk është pjesë e Republikës Islamike të Iranit është tashmë në prag të kolapsit për dekada dhe ata që vazhdojnë të ndjekin strategji bazuar në mungesën e milicive pro-iraniane në rajon, do të vazhdojnë të përballen me realitetin herë pas here. Irani është një shtet kompleks dhe i sofistikuar me një histori shumë të lashtë dhe me shumë qendra të forta.”

Marrëveshja e fundit Emirate të Bashkuara Arabe - Izrael është një tjetër zhvillim që do të forcojë ndjeshëm pozitën e Iranit në botën arabe në një plan afatgjatë. Kjo situatë ka treguar se çfarë janë në të vërtetë regjimet kukulla pro-amerikane si dhe ka ripërtrirë imazhin se Irani është i vetmi vend i pavarur mysliman në rajon.

Siç ka thënë Omar Ahmed, një ekspert i Sigurisë Ndërkombëtare dhe Qeverisjes Globale: "Në të vërtetë, po të mos kishte qenë mbështetja e Iranit për aleatët e saj shtetërorë dhe jo-shtetërorë, rajoni do t'i ishte dorëzuar interesave të SHBA-së dhe shtetit kolonial të Izraelit, i cili nuk e njeh pavarësinë e Palestinës… Nga të gjitha këto, dihet se  pavarësisht nga kostoja, kundër sionizmit, do të jenë në gjendje të qëndrojnë vetëm vendet arabe të cilat kanë marrëdhënie aleance me Iranin.”

Ndërsa politikanët dhe "ekspertët" perëndimorë analizojnë dinamikën në zhvillim të botës islamike si një lojë me damë, Irani luan shah dhe fiton.



Burimi : Medya Şafak