SPECIALE: Historia e ngjarjeve të zhvilluara në Hamas gjatë luftës së Sirisë/ Mbështetja e Iranit dhe Hezbollahut për krahun ushtarak nuk u ndal asnjëherë

Publikuar në Shta. 15, 2020, 1:12 a.m.

Bota u befasua kur ne goditëm Beer sheva-n  me raketa Grad me rreze prej 40 km. Katër vjet më vonë, në 2012, rezistenca jonë goditi Tel Avivin për herë të parë duke përdorur raketa Fajr të siguruara nga Republika Islamike e Iranit dhe raketa të prodhuara nga ne. Ne goditëm Tel Avivin me 170 raketa në vitin 2014, në mesin e të cilave ishin edhe raketat Fajr të siguruara nga Irani.

Gjatë luftës së Sirisë, Hamasi ishte i ndarë në dy kampe:

 

1. Udhëheqja politike e udhëhequr nga Halid Meshal, një refugjat në Katar.

 

 2. Udhëheqja ushtarake nën komandën e Mohammed Daif në Gaza.

 

Udhëheqja politike pranoi qëndrimin e Katarit dhe ndoqi projektin e ndryshimit të regjimit në Siri. Halid Meshal dhe Ismail Heniye bënë një foto duke valëvitur flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane gjatë luftës.

Udhëheqja ushtarake në Gaza, me mbështetjen e Mahmud Zahar, një nga themeluesit e Hamasit, mbështeti vazhdimin e lidhjeve me Iranin dhe Hezbollahun. Ky pozicion u ndoq nga Brigadat Al Qassam dhe ndihma financiare e Iranit për krahun ushtarak nuk u ndërpre gjatë gjithë luftës.

Ndërsa qëndrimi armiqësor i udhëheqjes politike vazhdonte, udhëheqja ushtarake në Gaza falënderoi Iranin për mbështetjen e tij të vazhdueshme gjatë sulmit 51-ditorë të Izraelit kundër rezistencës së Gazës me 14 Dhjetor të vitit 2014.

“Së pari, ne do të dëshironim të falënderonim Republikën Islamike të Iranit, e cila nuk hoqi dorë nga ndihma e tyre financiare, me armë dhe forma të tjera dhe mbështeti rezistencën tonë duke na siguruar raketa anti-tank dhe të tjera.”

Abu Ubeyde, Zëdhënësi i Qassam.

Pas vdekjes së Jihad Mughniyah në janar të vitit 2015, udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Daif i shprehu ngushëllimet e tij Sayyid Hasan Nasrallahut. Udhëheqësi politik i Gazës Ismail Heniye po ashtu shprehu ngushëllimet e tij.

Marrëdhëniet në mes të Hamasit dhe Iranit vazhduan fshehtazi deri në zgjedhjet e Hamasit në vitin 2015 dhe 2016. Halid Meshaal u hoq nga posti i tij dhe u zëvendësua nga Ismail Heniye dhe një nga komandantët e Hamasit, Yahya Sinvar, u emërua si udhëheqësi i ri politik në Gaza.

Udhëheqësi i Hamasit, Salih Aruri, i cili ka lidhje të ngushta me Iranin dhe Hezbollahun, u bë nënkryetari i zyrës politike. Megjithëse Heniye valëviti flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane, motivi kryesor për largimin e Hamasit nga Irani dhe Hezbollahu dhe afrimin e tij me Katarin, u pa Khalid Meshal.

Pas largimit nga datyra e Meshal, një delegacion i Hamasit mori pjesë në ceremoninë e betimit të mandatit të dytë të Presidentit Hassan Rouhani dhe zhvilloi takime të nivelit të lartë me Gardat Revolucionare të Iranit në Gusht të vitit 2017.

Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinvar, tha në fund të gushtit se Republika Islamike e Iranit është mbështetësi më i madh i rezistencës palestineze, ndërsa në fillim të shtatorit 2017, Mahmud Zahar vuri në dukje se Republika Islamike e Iranit ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të arritur unitetin islamik.

Pas ceremonisë presidenciale në Iran, Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Salah Aruri vizitoi Sejid Hassan Nasrallahun në Liban për të forcuar marrëdhëniet në mes të Hamasit dhe Hezbollahut.

Në dhjetor të vitit 2017, Komandanti i Gardës Revolucionare të Forcave të Jeruzalemit, Kasim Sulejmani u takua me Yahya Sinvar dhe u shpreh se Irani do të ofroj gjithë ndihmën e mundshme për të mbrojtur Jeruzalemin.

Salih Aruri po ashtu mori pjesë në varrimin e babait të Kasim Sylejmanit në fund të vitit 2017 dhe fillim të vitit 2018. Pas kësaj date, marrëdhëniet në mes të Hamasit dhe Iranit filluan të forcoheshin dukshëm.

"Marrëdhëniet tona me Hezbollahun dhe Gardat Revolucionare janë në nivelin më të mirë ndonjëherë, ne jemi në kontakt me udhëheqësit e tyre pothuajse çdo ditë," - tha Yahya Sinvar më 21 maj 2018.

Në Ditën e Jeruzalemit në vitin 2019, Yahya Sinvar u shpreh si vijon:

“Në vitin 2008, ne në fraksionet e Rezistencës kishim vetëm disa raketa (BM-21) Grad të siguruara nga Republika Islamike e Iranit, si dhe raketa dhe disa predha mortaje të prodhuara nga ne.

Bota u befasua kur ne goditëm Beer sheva-n  me raketa Grad me rreze prej 40 km. Katër vjet më vonë, në 2012, rezistenca jonë goditi Tel Avivin për herë të parë duke përdorur raketa Fajr të siguruara nga Republika Islamike e Iranit dhe raketa të prodhuara nga ne.

Ne goditëm Tel Avivin me 170 raketa në vitin 2014, në mesin e të cilave ishin edhe raketat Fajr të siguruara nga Irani. Shumica e raketave ishin të prodhuara nga ne, por edhe ato u prodhuan me mbështetjen financiare dhe teknike të Iranit.

Nëse prap shpërthen lufta me pushtuesin, dashtë Zoti, Tel Aviv dhe qytetet e tjera do të goditen nga më shumë raketa sesa në vitin 2014.

Më lejoni të përsëris edhe një herë se ne nuk do ta kishim arritur këtë kapacitet pa mbështetjen e Iranit për rezistencën palestineze.

Në fakt, kombi arab na ktheu shpindën, dhe na la vetëm në një situatë të vështirë, ndërsa Irani na mbështeti me armët, pajisje dhe mjeshtërinë e tij teknike.”

Pas luftës me regjimin Sionist në vitin 2014, nëpër bordet e njoftimeve në Gaza u varën njoftime që lavdëronin luftën e Hezbollahut. Marrëdhëniet ushtarake të Hamasit me Hezbollahun dhe Republikën Islamike të Iranit nuk u ndërprenë asnjëherë gjatë luftës së Sirisë.



Burimi : Medya Şafak