Ajetullah Jusuf Saanei ndërron jetë

Publikuar në Shta. 15, 2020, 1:02 a.m.

Ajetullah  Jusuf  Saanei, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pasi ishte shtruar në spital në qytetin e shenjtë të Kumit.

Sipas këtij zyrtari, Ajetullah  Saanei u shtrua në Spitalin Nekouei të Kumit  për shkak të një frakture të dorës.

"Ndërsa Ajetullahu u kujdes shumë për shëndetin e njerëzve në ditë të tilla, asnjë ceremoni mortore nuk do të mbahet për shkak të pandemisë së koronavirusit," shtoi ky burim.

Ajetullah Saanei lindi në vitin 1937 në fshatin Nikabad në jugperëndim të Isfahanit.

Studimet paraprake i përfundoi në vitin 1951, ku shkoi në Kum  për të vazhduar studimet.

Ndërsa ishte në Kum  ai ishte një student i teologëve kryesorë të kohës së tij, midis tyre Muhammed Mohaghegh Damad, Abbas Ali Shahroudi, Muhammad Ali Araki dhe Ajetollah Boruxherdi.