Vajza egjiptiane shkruan Kur’anin në stilin Uthman Taha
Fatima Yusuf Adli Hassan është një nxënëse e shkollës së mesme në Egjipt, e cila ka shkruar tërë Kuranin në stilin e kaligrafisë Uthman Taha.
Vajza, e cila studion në një shkollë të mesme të lidhur me Qendrën Islamike al-Azhar, jeton në qytetin Farshut në Provincen Kena , njoftoi faqja e internetit Youm7.
Fatime-s iu deshën 5 muaj për të përfunduar kaligrafinë e Kur’anit.
Ajo filloi të shkruajë ajetet e Kur’anit në moshën 15 vjeç, pasi mësoi përmendësh të gjithë Librin e Shenjtë.
Kaligrafisti sirian Uthman Taha vlerësohet si një nga kaligrafistët më të aftë në Botën Arabe.
Ai ka shkruar Kur'anin 12 herë në kompleksin Mbreti Fahd.
Ajo që e bën punën Taha unike është që secila faqe e Kur’anit që ai shkruan të përfundojë në fund të një ajeti.
Burimi : IQNA