Gazeta izraelite: Bisedimet e fshehta Izrael-EBA filluan në vitin 2015

  • E përditshmja izraelite Israel Hayom shkroi se ish-kryeministri britanik Tony Blair ka marr’  pjesë në bisedime secrete…
Publikuar në Shta. 15, 2020, 12:54 a.m.

Kuds

Zyrtarët e Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), të cilët arritën një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet, kanë pasur një seri takimesh sekrete që nga viti 2015, të kryesuara nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, shkroi një gazetë izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja Israel Hayom raportoi se bisedimet sekrete midis Izraelit dhe EBA-së filluan në vitin 2015 nën ndërmjetësimin e Blair.

Siç thuhet më tej, Yitzhak Molho, ish-këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanyahu, së bashku me një ministër nga EBA emri i të cilit nuk është bërë publik, zhvilloi bisedime të fshehta për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve deri në dorëheqjen e tij në vitin 2018.

Gazeta izraelite shkroi se një seri takimesh të fshehta janë mbajtur në disa vende, veçanërisht në Londër dhe Abu Dhabi, dhe Blair ka marrë pjesë në takimin e parë midis Malho dhe ministrit të EBA-së, por nuk ka qenë i pranishëm në vijim.

Si rezultat i këtyre takimeve, thuhet më tej, filloi një komunikim telefonik midis Netanyahut dhe princit të kurorës së EBA-së,  Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ndërsa kryeministri Izraelit realizoi një vizitë të fshehtë në Abu Dhabi në vitin 2018.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për "normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre".

EBA u bë vendi i tretë arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994.



Burimi : Anadolu Agency