Udhëheqësit palestinez dënojnë deklaratën e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë

Publikuar në Shta. 8, 2020, 12:23 a.m.

Ramallah

Deklaratat e dhëndërrit të presidentit amerikan Donald Trump dhe njëherit këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner për formimin e një qeverie të re palestineze u pritën me reagime nga liderët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kushner për televizionin Al Jazeera me qendër në Katar deklaroi se "Populli i Palestinës ka nevojnë për një udhëheqje e cila do t'i ofrojë atij një jetesë më të mirë".

Drejtuesit e lartë të PLO-së në një deklaratë për AA-së thanë se deklaratat e Kushnerit synojnë nxitjen e qeverisë palestineze dhe rritjen e presionit mbi qeverinë.

Sekretari i përgjithshëm i partisë popullore palestineze dhe anëtar i Bordit ekzekutiv të PLO-së, Bassam al-Salhi tha se "Deklarimet e Kushnerit janë përpjekje për të likuiduar të drejtat e popullit të Palestinës dhe plotësimin e zbatimit të planit SHBA-Izrael".

Në deklaratën e tij Salhi shtoi se nuk do ta meritojë udhëheqjen e popullit palestinez nëse administrata palestineze pranon të ashtuquajturën "Marrëveshja e Shekullit".

Sekretari i përgjithshëm i frontit çlirimtar dhe anëtar i Bordit ekzekutiv qendror të PLO-së, Wasel Abu Yousef tha se administrata palestineze nuk do të përulet ndaj këtyre presioneve të SHBA-së. Ai theksoi se deklaratat e Kushnerit janë një presion që SHBA-ja po përpiqet të bëjë mbi administratën palestineze.

Anëtari i Komitetit ekzekutiv të PLO-së dhe ministri palestinez për Zhvillimin Social, Ahmed Majdalani tha se deklaratat e Kushnerit i sheh si hapa të hedhur për rizgjedhjen e Trumpit dhe që synojnë të provokojnë administratën palestineze me marrëveshje të normalizimit.



Burimi : Anadolu Agency