Policia bastis shtëpinë në Jerusalem, gruan e ish-të arrestuarit

Publikuar në Shta. 5, 2020, 7:25 a.m.

Policia Pushtuese Izraelite  të martën në mbrëmje rrëmbeu tre të rinj te Jerusalemit nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Shu’afat, në verilindje të qytetit të shenjtë.

Sipas burimeve lokale, një numër i madh i forcave të policisë sulmuan kampin Shu’afat dhe rrëmbyen tre adoleshentë, pa ndonjë arsye të njohur.

Ashtu si në zona të tjera të Jerusalemit, policia izraelite në mënyrë sistematike sulmon kampin për të përndjekur familjet, për të bërë arrestime ose për të shkatërruar shtëpi.

Në një incident tjetër, forcat e policisë në të njëjtën ditë sulmuan  shtëpinë e ish-të arrestuarit Shuaib Abu Sneina në pjesen lindore të Jerusalemit në Silwan dhe thirrën gruan e tij për ta marr’ në pyetje.

Sipas familjes së Abu Sneina, forcat  plaçkitën shtëpinë përpara se të urdhëronin gruan e Abu Sneina të shkonte në një qendër paraburgimi 

Policia  gjithashtu konfiskoi një shumë parash  ​​nga shtëpia.

Abu Sneina ishte arrestuar në vitin 1998 dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm para se të lirohej si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve në vitin 2011 midis Hamasit dhe qeverisë Izraelite dhe më vonë të dëbuar në Gaza.



Burimi : The PIC