Mesazhi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit me rastin e Haxhit në 40 gjuhë, ne vazhdim eshte ne gjuhen shqipe

Publikuar në Gus. 7, 2020, 10:15 p.m.

Bismil-lahi-rrahmani-rrahim

El-hamdulil-lahi rabil-alemin va sal-la Allahu ala Muhamedin va Alihi et-tahihin dhe sahabihi al-muntexhibin

Va men tabi'ahum bi ihsanin ila jeumi ed-din.

Ceremonia e Haxhit e cila gjithnjë është një kongres ku manifestohet dinjiteti dhe madhëria e botës islame, këtë vit është kapluar nga pikëllimi dhe malli i besimtarëve të cilët po ndjejnë mallin e largësisë dhe mos realizimit të dëshirës së tyre. Zemrat po ndjejnë mall shumë të madh nga mosarritja deri në Qabe dhe përgjigja "Lebejk" e besimtarëve këtë vit është e përzier nga lotët dhe pikëllimi.

Ky privim është për një periudhë të shkurt dhe me ndihmën dhe fuqinë e Zotit, nuk do të zgjasë shumë, mirëpo mësimi i gjithë këtij malli është njohja e vlerës së mirësisë së madhe të Haxhit dhe ky mësim duhet të jetë përjetshëm për ne në mënyrë që të na shpëtojë neve nga neglizhenca. Sekretin i madhërisë dhe fuqisë së Umetit Islam në kongresin madhështor dhe të larmishëm të besimtarëve në vendin e shenjtë Qaben dhe në Xhaminë e Profetit të Nderuar të Islamit s.a.v.s., këtë vit duhet ta ndjejmë më shumë se çdo herë tjetër dhe të mendojmë rreth kësaj.

Haxhi këtë vit është një obligim dhe detyrë e pashembullt. Është lulja me njëqind fletë në mesin e obligimeve dhe detyrave islame. Thuajse gjatë kësaj ceremonie bëhet një përshkrim i të gjitha aspekteve të rëndësishme individuale dhe shoqërore, tokësore dhe qiellore, historike dhe botërore të fesë.

Në ceremoninë e Haxhit ekziston spiritualitet, por pa izolim dhe pa u veçuar nga njerëzit dhe pa u vetmuar në ndonjë vend. Në ceremoninë e Haxhit ekziston tubim, mirëpo larg çfarëdo lloj konflikti dhe dashakeqësie dhe mosmarrëveshje. Nga njëra anë, ekziston linja shpirtërore e duave, lutjeve dhe zikrit, ndërsa nga ana tjetër ekziston lidhja dhe komunikimi njerëzor.

Haxhiu që merr pjesë në këtë ceremoni madhështore me një sy shikon lidhjen e vjetër të tij me historinë, me profetin Ibrahim dhe Ismail dhe me znj. Haxhere, si dhe me Profetin e nderuar të Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. në kohën e hyrjes si ngadhënjimtar në vendin e shenjtë të Qabes së bashku me një turmë të madh të besimtarëve të dekadave të para të Islamit, ndërsa me një sy tjetër, tani shikon turmat e mëdha të besimtarëve bashkëkohanik të tij që secili prej tyre mund të bëhet një dorë për të bashkëpunim dhe për t'u kapur në mënyrë kolektive për litarin e Zotit.

Reflektimi dhe të menduarit në fenomenin e Haxhit, besimtarin e çon në këtë bindje të prerë se idealet dhe aspiratat e fesë për njerëzimin nuk mund të realizohen pa integrimin, solidaritetin dhe bashkëpunimin e strukturave të besimtarëve fetarë dhe me shfaqjen e këtij solidariteti dhe bashkëpunimi nuk do të duket më intriga e armiqve si problem i rëndësishëm në rrugën e besimtarëve.

Haxhi është një manifestim i fuqisë përball shteteve arrogante të cilat janë bërë qendër e korrupsionit, padrejtësisë, vrasjes së të dobëtit dhe plaçkitjes, prandaj sot trupi dhe shpirti i Umetit Islam është i lënduar nga padrejtësitë dhe dhuna e tyre e përgjakshme. Haxhi është manifestim i kapaciteteve dhe aftësive të buta dhe të forta të Umetit Islam.

Kjo është natyra e Haxhit dhe shpirti i Haxhit dhe këta elementë përbëjnë një pjesë prej qëllimeve më të rëndësishme të Haxhit. Ky është pikërisht ai Haxh të cilin Imam Khomejni (ra) e ka quajtur "Haxhi Ibrahimi". Ky kongres është pikërisht ai faktor që nëse përgjegjësit dhe autoritetet organizative të Haxhit të cilën veten po e quajnë "shërbyes të dy vendeve të shenjta", do të veprojnë me sinqeritet dhe në vend të fitimit të kënaqësisë së qeverisë së Amerikës, do të vepronin për ta fituar kënaqësinë e Zotit të madhëruar, atëherë me padyshim se mund t'i zgjidhë shumë probleme të mëdha të botës islame.

Sot ashtu si gjithnjë – dhe më shumë se çdo herë tjetër – e mira e domosdoshme e Umetit Islamik qëndron në unitet, në unitetin e cili krijon një dorë të unifikuar dhe të bashkuar përball kërcënimeve dhe armiqësive dhe do të veprojë sikur bubullime mbi kokën e djallit të personifikuar, Amerikën agresore dhe gjakpirëse dhe regjimin sionist dhe do të qëndrojë guximshëm përball çfarëdo lloj politike të dhunshme dhe arrogante.  

Kjo është domethënia e urdhrit hyjnor i cili thotë:

 

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِیعًا وَلَا تَفَرَّقُوا.. 

"Kapuni për litarin e Zotit të gjithë dhe mos u përçani!".

Kur'ani i shenjtë e prezanton në kuadër të ajetit kur'anor :

أَشِدَّاءُ عَلَى الْکُفَّارِ رُحَمَاءُ بَیْنَهُمْ

"Janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes vete" (pjesë nga ajeti 29, surja Fet'h), ndërsa nga ky Umet Islam kërkon zbatimin e detyrave të caktuara sipas ajeteve kur'anor:

وَلَا تَرْکَنُوا إِلَى الَّذِینَ ظَلَمُوا،

" Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum e padrejtësi!" (pjesë nga ajeti 113 i sures Hud)

وَلَن یَجْعَلَ اللَّهُ لِلْکَافِرِینَ عَلَى الْمُؤْمِنِینَ سَبِیلًا،

"All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët". (pjesë nga ajeti 141 i sures Nisa)

فَقَاتِلُوا أَئِمَّةَ الْکُفْرِ

"... atëherë luftojini krerët mosbesimt..." (pjesë nga ajeti 12 i sures Teobe)

لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّی وَعَدُوَّکُمْ أَوْلِیَاءَ

"...dhe mos u bëni mik me armikun tim dhe armikun tuaj!..." (pjesë nga ajeti 1 i sures Mumtehinet)

Ndërkohë për ta përcaktuar armikun, jep këtë urdhër:

لا یَنْهَاکُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِینَ لَمْ یُقَاتِلُوکُمْ فِی الدِّینِ وَلَمْ یُخْرِجُوکُم مِّن دِیَارِکُمْ ..

      "All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja..." (pjesë nga ajeti 8 i sures Mumtehinet)

Këta urdhra të rëndësishme dhe përcaktues kurrë nuk duhet të ndahet dhe të mbesin larg nga sistemi ynë (i myslimanëve) ideologjik dhe mendor dhe kurrë nuk duhet të harrohen.

Sot, më shumë se në çdo kohë tjetër, ekzistojnë rrethanat e qasjes së Umetit Islam në këtë ndryshim themelor, prandaj elita e zotuar dhe me ide të mira duhet të mendojnë dhe veprojnë në këtë drejtim.  

Sot, Zgjimi Islam me kuptimin e vëmendjes së elitës dhe të rinjve myslimanë ndaj kapitaleve epistemologjike dhe spirituale të veta, është një e vërtetë e pamohueshme. Sot, liberalizmi dhe komunizmi që në 50-100 vitet e kaluara konsideroheshin dhuratat më të dalluara të qytetërimit perëndimor; kanë humb shkëlqimin e vet dhe atyre i janë shfaqur më shumë të metat dhe sëmundjet e pakurueshme. Sistemi i bazuar në njërin prej tyre u shemb, ndërsa sistemi i bazuar në tjetrin, aktualisht po përballet me kriza të thella dhe është në prag të shembjes.

Sot, jo vetëm modeli kulturor i perëndimit i cili edhe që nga fillimi është paraqitur në skenë me paturpësi dhe skandalizim, por edhe modeli politik dhe ekonomik i tij, do të thotë demokracia me bosht paranë dhe kapitalizmi i ndërtuar mbi kalas dhe diskriminues, kanë treguar joefikasitetin dhe shfrenimin e vet.

Sot, nuk janë të paktë mendimtarët elitë në botën islame të cilët me kokën lartë dhe me krenari, po i sfidojnë të gjithë pretendimet epistemologjike dhe qytetëruese të perëndimit dhe në mënyrë të qartë po tregojnë elementët islame për zëvendësim.

Sot edhe disa mendimtarë perëndimor të cilët më parë, me arrogancë e prezantonin liberalizmin si përfundim të historisë, janë të detyruara të tërheqin ato pretendime dhe të pohojnë humbjen e tyre teorike dhe praktike.

Një vështrim në rrugët e Amerikës, në sjelljet e qeveritarëve të Amerikës me popullin, në distancën e thellë klasore në atë vend, në poshtërsinë dhe në virtytet e ulëta të atyre që janë zgjedhur për qeverisjen e këtij vendi, në diskriminimin racor të tmerrshëm të atij vendi, në barbarizmin dhe dhunën e policëve me detyrë, tregon më së qarti thellësinë e krizës morale dhe sociale të qytetërimit perëndimor dhe humbjen e filozofisë politike dhe ekonomike të tyre.

Sjellja e Amerikës me popujt e dobët, është një recetë e rritur e sjelljes së atij polici i cili i vendos gjurin e vet mbi qafën e një zezakët të pambrojtur dhe e shtyp aq shumë derisa e vret atë.

Shtetet e tjera perëndimore secili prej tyre sipas mundësive dhe kapaciteteve të veta, paraqesin modele dhe shembuj të tjerë të kësaj gjendje katastrofale.

Haxhi Ibrahimist është një fenomen madhështor i Islamit përball kësaj injorance moderne, është thirrje në Islam dhe manifestim simbolik i jetesës së shoqërisë islame. Shoqërisë në të cilën bashkëjetesa e besimtarëve, në një lëvizje të përbashkët mbi boshtin e besimit në një Zot, është shenja më e mirë. Largimi nga konflikti dhe agresioni, largimi nga diskriminimi dhe privilegjet aristokratike, largimi nga korrupsioni dhe ndotja; janë kushte të nevojshme për këtë manifestim. Hedhja gur në drejtim të djallit dhe distancimi nga idhujtarët dhe përzierja dhe mishërimi me të varfërit dhe ndihma ndaj nevojtarëve dhe ngritja e sloganit të besimtarëve; janë pjesë të detyrave kryesore të kësaj ceremonie. Realizimi i interesave dhe dobive publike së bashku me përmendjen e Zotit dhe falënderimin e Tij dhe manifestimi i robërisë para Zotit të madhëruar; janë qëllime të mesme dhe finale.

Ky pasqyrim i përgjithshëm i shoqërisë islame në ceremoninë e Haxhit Ibrahimist dhe krahasimi i tij me realitetin e shoqërive perëndimore me plotë pretendime, i mbush me dashuri dhe pasion zemrën e çdo myslimani për punë dhe përpjekje për të arritur një shoqëri të tillë ideale islame.

Ne, populli i Iranit me udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra), me një dashuri dhe pasion të tillë filluam rrugën dhe kemi arritur suksese. Nuk po pretendojmë se kemi arritur ta realizojmë të gjithë atë që e njohim dhe të gjithë atë që e dëshirojmë, mirëpo pretendojmë se në këtë rrugë kemi shënuar një progres të madh dhe kemi mënjanuar shumë pengesa për vetes në këtë rrugë.      Me begatinë dhe duke besuar në premtimet kur'anore, hapi ynë ka mbetur i palëkundur. Djalli më i madh dhe më gjakpirës i kësaj kohe, do të thotë regjimi i Amerikës nuk ka mundur të na frikësojë neve ose me mashtrime e intriga të ngadhënjejë mbi ne ose të ndalë progresin dhe zhvillimin material dhe spiritual.

Ne, të gjithë popujt myslimanë i konsiderojmë vëllezër tanë dhe me jomyslimanët të cilët nuk kanë hyrë në frontin e luftës kundër myslimanëve, sillemi me mirësi dhe me drejtësi. Pikëllimi dhe problemet e shoqërisë myslimane i konsiderojmë probleme dhe pikëllim tonin dhe bëjmë përpjekje për kurimin e tyre. Ndihmën ndaj Palestinës së shtypur, dhimbjen për trupin e plagosur dhe të gjakosur të Jemenit dhe brengën e myslimanëve nën padrejtësi në çdo rajon të botës; e kemi bërë prioritet tonin të përhershëm.

Dhënien e këshillave për krerët e disa vendeve myslimane e konsiderojmë detyrë tonën. Qeveritarëve të cilët në vend që të mbështeten te vëllezërit e tyre myslimanë, shkojnë dhe gjejnë strehë në gjirin e armiqve dhe për përfitime persona disa ditore, durojnë poshtërimin dhe arrogancën e armikut dhe nxjerrin në haraç dinjitetin dhe pavarësinë e popullit të vet, atyre që pranojnë mbetjen e regjimit uzurpues dhe të dhunshëm sionist dhe në mënyrë të fshehur dhe të hapur i shtrijnë dorën e miqësisë atij, u japim këshilla e sugjerime ndërsa i paralajmërojmë për pasojat e hidhura të kësaj sjellje.

Prania e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore është në dëm të popujve të këtij rajoni dhe shkakton vetëm pasiguri, shkatërrim dhe prapambetje të vendeve. Edhe në lidhje me atmosferën aktuale në Amerikës dhe protestat kundër diskriminimit racor, gjithashtu kemi qëndrime të prera dhe mbështesim qytetarët dhe dënojmë sjelljen e dhunshme të qeverisë raciste të këtij vendi.

Në fund duke i dërguar përshëndetje Imam Mahdijut (a.xh.), përkujtojmë personalitetin dhe mendimet e Imam Khomejnit (ra), i dërgojmë përshëndetje shpirtrave të dëshmorëve dhe e lusim Zotin e madhëruar që në të ardhmen e afërt t'i mundësojë të gjithë besimtarëve të Umetit Islam të kryejnë Haxh të sigurt dhe të pranueshëm!

 

Me përshëndetje të ngrohta për të gjithë robërit mirë të Zotit

Sejed Ali Khamenei

 



Burimi : ABNA