Gruaja analfabete saudite e mësoi Kur’anin përmendesh
Një grua 68-vjeçare në Arabinë Saudite që është analfabete ka arritur të mësojë tërë Kur’anin permendesh.
Gruaja, e cila jeton në qytetin e Badia, provinca al-Aflaj, per 25 vjet e mësoi Kur’anin e Shenjte përmendësh, sipas faqes së internetit Al-Anba.
Ajo e arriti duke dëgjuar kendimet e Kur’anit nga hafizë
të shquar dhe duke përsëritur ajetet në Qendrën Kur'anore Maimuna të qytetit.
Arritja e saj u festua në një ceremoni në Badia të shtunën.
Kur’ani i Shenjtë është Libri i vetëm fetar që është memorizuar nga ndjekësit e tij.
Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë memorizuar Kur’anin që ditën e parë që u shpall.
Kur’ani ka 30 Xhuze (Pjesë), 114 Sure (Kapituj) dhe 6,236 Ajete.
Burimi : IQNA