Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) rrëmbyen vajzën palestineze në afërsi të fshatit
Forcat Izraelite Okupuese (IOF) të shtunën në mbrëmje rrëmbyen një vajzë palestinez pranë fshatit Nazlet Zeid, në jugperëndim të Jeninit.
Sipas burimeve lokale, IOF rrëmbeu 16-vjeçaren Rima al-Kilani në një pikë ushtarake kontrolli pranë fshatit të njohur si Umm al-Rayhan.
Babai i saj, Abdul-Fattah al-Kilani, tha se IOF e mori fëmijën e tij në një qendër te marrjes në pyetje brenda vendbanimit Ariel dhe më vonë e zgjati paraburgimin e saj për katër ditë pasi bëri pretendime të rreme kundër saj.
Në Jerusalem, forcat e policisë izraelite rrëmbyen në të njëjtën ditë një djalë të vogël nga shtëpia e tij në rrethin Issawiya dhe më vonë e liruan me kusht.
Burime lokale sqaruan se policia izraelite rrëmbeu 13-vjeçarin Zain Addin Issam nga shtëpia e tij në lagjen Obeid në Issawiya dhe më vonë e liroi pasi e dëboi nga shtëpia e tij dhe urdhëroi të atin të paguante 5,000 sikla.
Në një incident tjetër, policia izraelite dëboi rojën e Xhamise Al-Aksa, Rajaei Tarhi nga Xhamia Al-Aksa për katër muaj.
Autoriteti izraelit i okupimit (IOA) dhe policia e tij në Jerusalem gjithmonë i japin vetes të drejtën të nxjerrin ndalime të tilla hyrëse në Xhamine Al-Aksa kundër besimtareve myslimanë dhe punonjësve të Xhamisë dhe të marrin mbi vete të vendosin se kush mund dhe nuk mund të lutet në ose të hyjë në xhami, përkundër faktit se ata nuk kanë juridiksion mbi vendin e shenjtë islam.
Burimi : THE PIC