Policia izraelite rrëmben 7 ish të arrestuar palestinez në Jerusalem, Al-Kuds
Policia izraelite mbrëmjen e së enjtes arrestoi shtatë ish të arrestuar palestinezë pasi i ndoqi në Jerusalem.
Burimet lokale thanë që policia izraelite ndoqi shtatë qytetarë palestinezë në Jerusalem, i detyroi ata të dilnin nga makinat e tyre dhe i arrestoi pa ndonjë arsye të dukshme.
Të arrestuarit janë Salim al-Xha’ba, Uveis Hamada, Hamza Zaghir, Luay Naser ed-Din, Omar Zaghir, Jakub Abu Asab dhe Amin al-Shweiki.
Fushatat e arrestimit arbitrar izraelit kanë parë një rritje të dukshme kohët e fundit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem. Vetëm në qershor, të paktën 478 palestinezë u arrestuan.
Burimi : THE PIC