Forcat Pushtuese Izeaelite rrëmbyen fizikantin palestinez në pikën e kontrollit Anata

Publikuar në Korrik 30, 2020, 2:08 a.m.

Forcat Pushtuese Izraelite  (IOF) të enjten në mbrëmje arrestuan fizikantin dhe astronomin palestinez,  Emad al-Barghouti, 53 vjeç, në një pikë kontrolli pranë qytetit Anata në veri-lindje të Jerusalemit.

Emad Al-Barghouti është një ish i burgosur i cili u arrestua nga Forcat Pushtuese Izraelite  (IOF)  në dhjetor 2015 ndërsa ai ishte në rrugën e tij për të marrë pjesë në një Konferencë Akademike në Emiratet e Bashkuara Arabe përmes kalimit al-Karama per ne  Jordan.

Al-Barghouti u mor në pyetje dhe u mbajt në paraburgim për javë të tëra për pjesëmarrjen e tij në demonstrata që dënonin sulmin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës në vitin 2014.

Shkencëtari palestinez u ri-arrestua në vitin 2016 për postimet anti-Izrael në Facebook dhe u la i lirë pas dy muajsh paraburgim pas një fushate solidariteti nga shumë akademikë ndërkombëtarë.