Udhëheqësi: Irani do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez

Publikuar në Korrik 28, 2020, 12:05 a.m.

Udheheqesi i Revolucionit Islamik,  Ajetullah  Sejjid  Ali Hhamenei nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për njerëzit e shtypur të Palestinës.

Irani nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur popullin e shtypur të Palestinës, për të ringjallur të drejtat e tyre dhe për të eleminuar kërcënimin e mbrapshtë të paraqitur nga regjimi mashtrues Ciomist,  tha Udhëheqësi në një letër të shkruar më 4 korrik të vitit 2020, në përgjigje ndaj një letre të shkruar nga Ismail Haniyeh, Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit.

Më poshtë është teksti i plotë i letrës, sipas Khamenei.ir:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

I dashur vëllai i muxhahidit, zoti Ismail Haniyeh.

Kryetar i nderuar i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame të Hamasit Palestinez,

Selam Alejkum,

Kam lexuar me kujdes letrën tuaj për zhvillimet e fundit në Palestinë. Falënderoj Zotin e Lavdishëm që lëvizja e Rezistencës së Palestinës me xhihadin dhe rezistencën e saj ka dobësuar dhe irrituar komplotet e SHBA dhe regjimit Sionist dhe i solli dinjitet dhe nder nder popullin mysliman.

Armiku abuzues, i cili ka pësuar humbje të pakthyeshme në terren, po ndjek strategjinë e tij të ekspansionizmit dhe shkeljen e të drejtave të ligjshme të palestinezëve. Kryesisht, ata e bëjnë këtë duke ushtruar presione ekonomike dhe duke vendosur rrethim në zonën e shtypur të Gazës, dhe së dyti, ata përdorin mashtrimin e negociatave dhe duke propozuar paqe dhe kompromis.         Sidoqoftë, me logjikën e arsyes dhe përvojës, Lëvizja Rezistencës populli i guximshëm Palestinez nuk kanë pranuar të pranojnë kërcënimet dhe joshjet e tyre.

Ata vazhdojnë të - ashtu si kanë vepruar në të kaluarën – ecin ne rrugën e dinjitetit dhe nderit me qëndrueshmëri shembullore. Me dëshirën e Allahut, ata do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë të drejtë edhe pas kësaj. Ruajtja e vigjilencës, unitetit dhe solidaritetit të popullit palestinez dhe grupeve palestineze sigurisht që do të ndihmojë në prishjen e komploteve të këqija të armikut dhe sjelljen e ndihmës hyjnore.

Si më parë, Republika Islamike, bazuar në detyrën e saj fetare dhe humane dhe bazuar në parimet ideologjike të Revolucionit Islamik, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur popullin e shtypur të Palestinës, për të ringjallur të drejtat e tyre dhe për të eleminuar kërcënimin e mbrapshtë të paraqitur nga rregjimi mashtrues, uzurpues i Sionizmit. Lutem që Zoti, i Lartësuari, të rrisë dinjitetin dhe fuqinë tuaj.

Paqa  dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju,

Sejjid Ali Khamenei