Një Fjalim Me Ajetullāh Mir Bākirīn Mbi Vendin Në Rjedhën e Përsosmërisë Së Historisë Së Shfaqjes Së Të Nderuarit Imām Mehdīu (Pjesa e Tretë)

Publikuar në Qershor 28, 2020, 1:30 p.m.

Mjeti i të tërë këtyre mëshirërave me mbarë botën është kujdestari i Allāhut. Nëse do të themi se ky është vetë Allāhu i Madhëruar askush nuk do të kundërshtojë këtë. Nëse do të themi se ky mjet është Xhibrīli dhe engjëjt rishtas asnjë nuk do të thotë gjë. Por kur themi se njeriu që kryen këto punëra, që është prijësi i engjëjve dhe i botës engjëllore, është kujdestari i Allāhut, atëherë kjo është e padurueshme për disa njerëz.

Roli i Boshtit të Kujdestarit të Allāhut në Rrjedhën e Përsosmërisë së Historisë

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣtafain (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (f.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Teksti i mëposhtëm është marrë nga fjalimi i kryer me Ajetullāh Mir Bakirin mbi vendin në rrjedhën e përsosmërisë së historisë së ndodhisë së “ḍḥuhrit” (shfaqjes) të revistës me titull: “Meu‘ūdi” (Fjala e Dhënë) dhe e botuar në numrat 42-43 të kësaj reviste.

Prezantuesi: Duke u nisur nga ato që keni thënë i nderuar imzot, citojmë se një çështje tjetër që ka të bëjë me ndodhinë e shfaqjes së bekuar, është dhe roli që do të luajë prania e shenjtë e imzot Imām Zamānit (të Kohës) (p.m.t.) në zhvillimet në shekullin e shfaqjes. Ashtu siç e dimë shfaqja, është etapa më e lartë e njerëzimit dhe kësaj bote. Krahas kësaj pyetjet kryesore që drejtohen këtu janë këto: “Cili është roli i personalitetit të imzot Imām Zamānit (të Kohës) (p.m.t.)  në mesin e këtyre zhvillimeve - që është pika e përsosur e njeriut dhe kësaj bote?! Vallë përse në mungesë të pranisë së Imām Mehdīut (p.m.t.) nuk do të mund të ndodhë ky ndryshim në këtë botë?! Dhe përse kjo botë është e detyruar që të presë ardhjen e tij?!”

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Kërkoj mbrojtje nga Allāhu (k.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejṭānit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Po, pranoj se këto janë shumë pyetje të bukura. Sepse në disa mendime në lidhje me historinë e filozofisë, nuk është përcaktuar saktë prania e njeriut në zhvillimet historike dhe roli që Allāhu ia ka dhënë njeriut. Ata pandehin se njeriu që njohim është boshti i përsosmërisë së historisë. Ky mendim është i gabuar. Ç’është e vërteta që të tëra robërimet dhe mirësitë e përftuara janë në përfshirjen dhe rrafshin e robërimit të adhurimit të kujdestarit të Allāhut dhe në kryerjen e sexhdeve (vënien e ballit në tokë: Media e Lirë) të tij ndaj Allāhut të Lartësuar. Kështu që boshti i robërimit në shekullin e shfaqjes është robërimi i kujdestarit të lartë të Allāhut që ka qëndruar me qindra vite në fshehje dhe në sprovë. Ai është “‘uruetu’l-uthḳā” (lidhja më e fuqishme). Në përcjelljet që i përkasin “‘uruetu’l-uthḳāsë” (lidhjes më të fuqishme) që ceket në ajetin e mëposhtëm kuranor: “Nuk ka dhunë në fe nuk ka dhunë, sepse është sqaruar e vërteta nga e kota. Kush e mohon “ṭāgūtin” (ligjet dhe sistemin e shejṭānit të mallkuar: Media e Lirë) dhe i beson Allāhut ai është lidhur me lidhjen më të fuqishme që nuk ka shkëputje, Allāhu dëgjon dhe di çdo gjë” (Beḳare, 256) lidhja më e fuqishme është komentuar si vetë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe Ehli Bejti i tij (p.m.t.). Domethënë siguria në robërimin e mbarë botës ndaj Allāhut të Lavdëruar, është me praninë e tyre dhe siguria e robërimit të robërve ka të bëjë me ta. Si rrjedhojë kumtojmë se e vërteta në shekullin e shfaqjes është një shkallë nga adhurimet e Imām Mehdīut (p.m.t.) dhe është vepra e tij me qëllimin e jetësimit të shoqërisë së “teuḥīdit” (njëjësimit të njëshmërisë së Allāhut: Media e Lirë).

Parë në një këndvështrim tjetër në përleshjen e përjetshme mes udhëheqësve të dhunës, mizorisë dhe padrejtësisë së iblīsit, me të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.) dhe Ehli Bejtin e tij (p.m.t.), pohojmë se adhurimi i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.) do të ngadhënjejë mbi shejṭānllëqet e tyre. Nëse ato adhurime nuk do të ishin atëherë errësira e tyre do ta mbulonte që të tërëve. Kështu që errësirat që kalojnë në ajetin e mëposhtëm kuranor: “Ose (punërat etyre) janë si errësirat në një det të thellë të cilat i mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato enden retë e dendura. Pra errësira që mbulojnë njëra-tjetrën, sa nëse ai e nxjerr dorën e tij ai nuk mund ta shikojë atë. Atij që Allāhu nuk u jep dritë, ai nuk ka për të patur dritë” (Nūr, 40) janë komentuar si udhëheqësit e dhunës. Kurse bijtë e Umejjes janë: “errësira që mbulojnë njëra-tjetrën”. Me këtë kuptojmë se kujdestarët e të kotës janë aq të tepërt në numër deri në atë masë sa: “nëse ai e nxjerr dorën e tij ai nuk mund ta shikojë atë”. Besimtari në këtë epokë është zhytur aq shumë në errësirë sa madje ai nuk mund të shikojë as fuqitë më të afërta me të, sepse ai e harron vetveten. Megjithatë kjo errësirë nuk mund ta hiqet nga një njeri tjetër përveç dritës së një imāmit i cili është nga bijtë e të nderuarës Fāṭime (p.m.t.)! Si rrjedhojë në lidhje me komentimin e kësaj pjese të ajetit kuranor thuhet si më poshtë: “Atij që Allāhu nuk u jep dritë, ai nuk ka për të patur dritë”. Ai njeri i cili nuk e ka fatin të ketë nga kjo dritë, nuk do të jetë në errësirë vetëm në këtë botë, por do të qëndrojë në errësirë deri në ditën e Ḳijāmetit. Si rrjedhojë përsërisim se është drita që do të mund të asgjësojë ecurinë e errësirës. Ai është udhëzimi që do të shfarosë shmangien, ajo është drita dhe ai është udhëzimi i Imām Mehdīut (p.m.t.). Ajo është jeta që do të çojë vdekjen pra “ḥajjātu’ṭ-ṭajjibe” (jeta e mirë/e pastër) pra është jeta e Imām Mehdīut (p.m.t.). I nderuari Imām Mehdīu (p.m.t.) do të marrë leje që që të vijojë shfaqjen e kujdestarisë dhe mëshirës së Allāhut (l.m.t.) në shekullin e shfaqjes. Gjithashtu dhe ne duhet që të përmirësojmë mendimet tona dhe duhet që ta shikojmë veten tonë në të njëjtin diametër me kujdestarin e Allāhut. Sigurisht se jo të tëra zemrat mund ta përballojnë këtë dturi. Madje disa herë dhe shī’ītët e rëndomtë nuk kanë aftësi për të mund të përballuar këtë. Mirëpo kjo nuk përbën problem, sepse ne nuk duhet t’ua japim këtë dituri çdo njeriu; sepse ata nuk mund të përballojnë këtë dhe do të mbeten të shtypur nën të. Në përcjellje kalon si më poshtë: “Mbikqyrni shkallët e besimtarëve. Ato që ua kënë thënë atyre në shkallë të lartë, mos ua thoni atyre që janë në shkallët të ulët. Mos u ngarkoni atyre barrën që do të shtypen dhe në këtë rast ju jeni përgjegjës për këtë!” Shkurtimisht boshti i të tëra zhvillimeve në shekullin e shfaqjes është kujdestari i Allāhut dhe, ajo që i përfshin dhe të tjerët, është shfaqja e kujdestarisë së tij, të tjerët janë drita e pranisë së tij. Atëherë kuptimi i shfaqjes nuk është gjë tjetër përveç shfaqjes së kujdestarisë.

Kur kujdestaria e kujdestarit të Allāhut të shfaqet në shfaqje të larmishme atëherë do të vijë jeta, drita, mëshira, dituria dhe urtësia. Që të tëra këto janë veprat e kujdestarit të Allāhut. Secili e pranon këtë çështje në një mënyrë apo tjetër dhe asnjë “muāḥḥid” (musliman njëjësues i njëshmërisë së Allāhut: Media e Lirë) nuk e mohon të. Kur themi se gjithçka që do të ndodhë në shekullin e shfaqjes është zbritja e mëshirës së Allāhut, vallë a ka ndonjë besimtar që mund të mohojë këtë?! Ne nuk po i bëjmë njerëz ortakë me Allāhun, kurrën e kurrës! Në shtesë ne nuk jemi as ortakë me kujdestarin e Allāhut. Dëshirat tona janë në rrafshin e kujdestarisë së tij. Sërish dhe përmirësimi ynë është në rrafshin e kujdestarisë së tij. Nëse Imām Mehdīu (p.m.t.) do të tërhiqet nga përmirësimi, udhëheqësit e dhunës dhe iblīsi nuk do të lënë asnjë të qetë. Sprova e frontit të të kotës është aq errët sa besimtari e harron vetveten. Ajo që do ta shpëtojë njeriun nga kaq shumë errësira nga kjo botë deri në mbarë botërat është drita e kujdestarit të Allāhut. Shfaqja është shekulli i shfaqjes së jetës shoqërore të kujdestarit të Allāhut në të tëra fushat e jetës.

Prezantuesi: Vallë a mund të thuhet se gjatë shfaqjes Imām Mehdīut (p.m.t.), ai do të luajë vetëm rolin e udhëheqësit dhe ajo që krijon këtë lëvizje është vetëm prania e tij lëndore/trupore?!

I ftuari: Kujdestaria e fshehtë e tij është parimi themelor i shfaqjes. Unë e kam sqaruar këtë çështje teksa kam qenë duke iu kthyer përgjigjje pyetjeve tuaja të mëparshme. Përplasja që është tani në këtë botë është në mënyrë të fshehtë mes iblīsit dhe udhëheqësve të tij të dhunës dhe Imām Mehdīut (p.m.t.). I nderuari Imām Mehdīu (p.m.t.) është në njërën nga shkallët më të larta të mjetit të “fejdit” (frymëzimit). Kjo është arsyeja që ne lutemi kështu për të: “Ku është shkaku që lidh tokën me qiellin me njeri-tjetrin?!” Allāhu me begatinë e sexhdeve të tij dërgon “raḥmet” (mëshirë) dhe “ṣalauāt” (përshëndetje), kjo mbetje e përshëndetjeve mbetet në çdo vend të sipërfaqes së tokës. Mbase për këtë arsye thuhet: “Dërgoni “ṣalauāt” (përshëndetje) përpara “du‘āsë” (lutjes). Pa iu zbritur atij “ṣalauāti” (përshëndetjet) ju nuk do t’iu zbresë asnjë “raḥmet” (mëshirë).Ai nuk është vetëm një individ. Ai është trashëgimtari i mbarë lajmëtarëve dhe trashëgimtarëve. Ne citojmë kështu në lutjen e vizitës së tij: “Paqja qoftë mbi tashëgimtarin e lajmëtarëve dhe të fundin e trashëgimtarëve”. E tërë mëshira dhe përsosmëria që Allāhu i Madhëruar ka zbritur në këtë çast është në dorën e tij. Thuhet se kur do të shfaqet Imām Mehdīu (p.m.t.), ai do të mbështetet mbi Ke‘abenë dhe do të citojë kështu duke përmendur mbarë emrat e të dërguarve të “‘ulu’l-‘aḍḥmit” (pesë të dërguarve më të mëdhenj: Media e Lirë) (p.m.t.), emrin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe imāmëve të pafajshëm: “Ai që do t’i shikojë ata të vijë dhe të më shikojë mua!”

Prezantuesi: Atëherë përmbledhim duke nënvizuar se ajo që i krijon të tëra ndryshimet është përsosmëria e pranisë së të nderuarit Imām Mehdīu (p.m.t.).

I ftuari: Ose më saktë është zbritja e përsosmërive të pranisë së tij. Gjëja që do të marrë jetë në shekullin e shfaqjes, është marrja leje e kujdestarisë për shfaqjen. Zbritja e shfaqjes së tij, janë begatitë e shekullit të shfaqjes. Robërit e Allāhut duan që të arrijnë në vendin e robërimit dhe mëshirës, nuk duan që të jenë në shkallën e shejṭānllëkut, por duan që të përftojnë shkallën e robërimit, apo nuk është kështu?! E thënë ndryshe ata zotërojnë vetëm aftësinë e konceptimit të mëshirës së përgjithshme të Allāhut, ata nuk mund të konceptojnë dhe perceptojnë mëshirën mëshiruese të Allāhut. Mjeti i këtyre mëshirërave me mbarë këtë botë është kujdestari i Allāhut. Nëse do të themi se ky është vetë Allāhu i Lartësuar askush nuk do të kundërshtojë këtë. Nëse do të themi se ky mjet është Xhibrīli dhe engjëjt rishtas asnjë nuk do të thotë gjë. Por kur themi se njeriu që kryen këto punëra, që është prijësi i engjëjve dhe i botës engjëllore, është kujdestari i Allāhut, atëherë kjo është e padurueshme për disa njerëz.

Prezantuesi: Pra të themi të drejtën vihet në zbatim ajeti: “Sipërfaqja tokësore u ndriçua me dritën e Zotit të saj”.

I ftuari: Po në fakt veçoria e shfaqjes është gjetja e botës e një jete të re. Pra në komentimin e ajetit të mëposhtëm kuranor:“Dijeni me të vërtetë se Allāhu e ringjall sipërfaqen tokësore pas vdekjes së saj. Ne padyshim ua kemi sqaruar “ajetet” (argumentet) duke shpresuar që tëkuptoni”. (Ḥadīd,17) janë përcjellur përcjellje që kanë të bëjnë se me shfaqjen e Imām Mehdīut (p.m.t.) banorët e sipërfaqes tokësore do të gjejnë përsëri jetë. Imāmi (p.m.t.) urdhëron: “Mohuesi është i vdekur”. Pra do të paloset fletorja e mohimit dhe të tërë do të bëhen besimtarë. Kur njeriu bëhet besimtar bashkohet me jetën. Ky njeri me shpirt mund të konceptojë dhe të perceptojë mëshirën. Ai mund të dëgjojë fjalën e vërtetë, mund të marrë këshillë, mund të hyjë në udhën e drejtë dhe mund t’i konceptojë mirësitë. Por i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka bërë fjalë për mbarë shkallët e mëshirës së Allāhut dhe shkallët e Xhennetit, por idhujtarët ishin të paaftë për ta dëgjuar atë sepse ishin të vdekur. Kështu që Kur’āni Famëlartë citon si vijon: “Me të vërtetë ti (o Muḥammed) nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë,e as nuk mund t’i bësh të shurdhërit tëdëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën”. (Rūm, 52) ose “Dhe nuk janë të njëjtë as të gjallët e të vdekurit, me të vërtetë Allāhu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr”. (Fāṭir 22) Ai njeri i cili bart varrin e tij me vete nuk mund t’iu sqarohet Xhenneti dhe shkallët e Xhenetit. Ai nuk mund të shikojë gjë tjetër përveç varrit të tij. Mirëpo kur kjo mbulesë, hiqet me dritën e kujdestarit të Allāhut, atëherë në zemra bëhen të konceptueshme shkallët e mëshirës, mirësisë dhe përsosmërisë.

Çdo gjë rrotullohet rreth kujdestarit të Allāhut. Sepse ai është prijësi absolut i Allāhut. Madje dhe udha e arritjes tek të dërguarit e “‘ulu’l-‘aḍḥmit” që është mëshira e Allāhut është kudjestaria e tij. Për më tepër ashtu siç kalon në një numër të madh përcjelljesh nga dërguarit e “‘ulu’l-‘aḍḥmit” është marrë fjalë për besnikëri ndaj kujdestarisë së tij. Tekefundit shkallët e këtyre të dërguarve, qenia të vendosur në besëlidhjen e kujdestarisë, në besëlidhjet e tyre, qëndrimi të lidhur ndaj besëlidhjes së tyre, punimi i tyre në këtë botë, vjen si pasojë e bërjes gati të bashkësisë së tij muslimane për mbledhjen nën flamurin e prijësit të besimtarëve Imām ‘Alīut (p.m.t.). Mbarë thelbi i të vërtetave zbret nga ajo anë. Ndonjëherë mendjemadhësia jonë, ndonëse është një kryelartësi e fshehtë nuk na jep leje që t’i konceptojmë këto synime dhe të vëmë veten tonë në anën ku është Imām Zamāni (të Kohës) (p.m.t.). Kjo është mendjemadhësia e vetes, ajo duron dhe nuk thotë gjë. “Kur ata (vëllezërit) i thanë kështu të nderuarit Jusūf:“Betohemi në Allāhun, se Jusūfi dhe vëllai i tij janë më të dashur tek ati ynë se ne, ndërsa ne jemi një palë e fuqishme. Me të vërtetë ati ynë është në një gabim të qartë”. (Jusūf: 8)

Por i nderuari Jusūf (p.m.t.) nuk u përlesh me ta, ai i duroi vuajtjet e tyre dhe natyrisht ai i solli ata  shkallë-shkallë në udhën e drejtë. Madje një ditë ata erdhën dhe kërkuan grurë nga  ai. Ai i mëshiroi ata dhe u dha grurë. Ai nuk u tha asgjë se e kishin hedhur në pus më herët. Ai nuk ua bëri veten të njohur menjëherë; sepse ata nuk mund ta njihnin dhe as ta konceptonin atë. Mirëpo kur bërja e njohur e Jusūfit (p.m.t.) ndaj tyre dhe konceptimi i tyre ndaj kësaj erdhi në një pikë ku u bë i detyruar, i nderuar Jusūf (p.m.t.) ua bëri veten të njohur atyre dhe ata vetëm atëherë u shprehën: “Betohemi në Allāhun, me të vërtetë Allāhu të ka bërë të jesh më lart mbi ne. Ne me të vërtetë ishim gabimtarë të mëdhenj”. (Jusūf, 91)

Në ishim gabimtarë të mëdhenj, ku je ti, e ku jemi ne?! Ne duke bërë gabim e shikuam veten tonë më lart se ti dhe të hodhëm në pus. Ti duke qenë se ishe më i lartë se ne, nuk mallkove as kur ishe në fund të pusit. Gjithashtu dhe në këtë çast kur ke kaluar tek qeverisja ne nuk shikuam gjë tjetër përveç mëshirës nga ti... Por kur i kuptuan ata këto?! Ata hem i shkaktuan telashe kujdestarit të Allāhut, hem e privuan veten nga ai, hem gjatë një kohë të gjatë, një pjesë të madhe të jetës së tyre e kaluan pa Jusūfin (p.m.t.); mirëpo sa afër mund të kishin qenë ndaj Allāhut pranë Jusūfit (p.m.t.)! Pavarësisht kësaj në fund të fundit ata mbetën të detyruar dhe me këtë detyrim Allāhu i solli ata në shtëpinë e Jusūfit (p.m.t.).

Rishtas dhe ne herë-herë jemi kështu, disa herë e shikojmë veten tonë në të njëjtën shkallë me kujdestarin e Allāhut! Ndonjëherë pandehim se jemi më lart se kujdestari i Allāhut! Vallë çfarë lloj krahasimi është ky?! Ne nuk jemi as grimcat apo qelizat e kësaj bote, ndërsa ai është shpirti i mbarë pranisë! Nëse ju për shembull do t’u thoni qelizave që jetojnë në organet e trupit tuaj, se ti dhe miliarda të tjera si ti përbëni një trup dhe Allāhu të tërë atë trup e ka krijuar për shpirtin. Kjo fjalë nuk është një gjë që mund të kuptohet dhe mund të konceptohet për ato qeliza. Megjithatë kjo është një e vërtetë. Kur ne shikojmë nga lart vëmë re se si me miliarda qeliza punojnë, prodhojnë, luftojnë, kanë një rend, rregull etj... Tërësia e atyre janë trupat që janë krijuar për shpirtin tonë dhe që të tëra shpërndahen me daljen e shpirtit. Sërish dhe kujdestari i Allāhut ka të njëjtin rol. Nëse një njeri do të ketë një perceptim të tillë në lidhje me kujdestarin e Allāhut, atëherë ai do ta kuptojë se shekulli shfaqjes, është shekulli i shfaqjes së kujdestarisë dhe të tëra mirësitë e tij janë shfaqjet e kujdestarisë së tij. Gjithashtu dhe mirësitë e Xhennetit janë kështu dhe shkallët e Xhennetit janë shkallët e urtësisë për ta.

Ne iu falenderojmë Imzot Ajetullāh Mir Bākirī. Ne iu shprehim falenderimet tona dhe ju ndjekësve tanë të nderuar. Shpresojmë se do të shihemi përsëri. Allāhu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të



Burimi : Medya Şafak