Shejh Sabri: Vakufi Islam është duke humbur kontrollin mbi Xhaminë Al-Aksa

Publikuar në Qershor 28, 2020, 1:21 p.m.

Shejh Ekrima Sabri, kreu i Këshillit të Lartë Islamik në Jerulemim Kudsim) e okupuar, ka paralajmëruar se Departamenti Islamik i Fakufit në qytetin e shenjtë gradualisht po humbet kontrollin e tij mbi administrimin e Xhamisë  Al-Aksa, veçanërisht në zonën lindore.

Në fjalët e fundit për shtyp, Shejh  Sabri theksoi rëndësinë e situatës në Xhaminë Al Aksa dhe i mbajti vendet arabe përgjegjëse për këtë situatë, duke braktisur Jerusalemin dhe Xhaminë dhe duke normalizuar lidhjet e tyre me shtetin okupues izraelit, gjë që e inkurajoi atë të vazhdojë në krimet e saj dhe shkeljet.

Shejh Sabriu, i cili gjithashtu punon si predikues në Xhaminë  Al-Aksa, theksoi se shteti okupues kishte planifikuar në vitet e kaluara të shndërronte zonën e lutjeve Bab al-Rahma në një sinagogë, por plani i tij u ndërpre me rihapjen e saj në shkurt 2019 nga  besimtaret  muslimanë dhe zyrtarët e Fakufit.

Ai theksoi nevojën që Departamenti i Fakufit të marrë përsipër detyrat e tij në Xhaminë Al-Aksa dhe të parandalojë që shteti okupues dhe forcat e tij të kapërcejnë kufijtë, duke përshkruar masat izraelite kundër vendit  të shenjtë islamik si agresion të madh.

Zona e lutjeve Bab al-Rahma e Xhamisë Al- Aksa ishte mbyllur për besimtaret muslimanë për rreth 16 vjet para se të rihapet në shkurt 2019 pasi qindra palestinezë u detyruan të kalojnë në pasazhet e saj dhe sallën e lutjeve.

Struktura Bab al-Rahma ndodhet brenda Xhamisë  Al - Aksa, por policia pushtuese izraelite  - e cila nuk ka juridiksion mbi Vendit e Shenjtë Islamik - e mbylli atë në vitin 2003 dhe justifikoi masën arbitrare duke pretenduar se shoqëria islamike që vepronte atje ishte e lidhur me Hamasin.