Tre palestinezë u qëlluan në bastisjen Forcave Pushtuese Izraelite

Publikuar në Qershor 28, 2020, 12:55 p.m.

Tre të rinj palestinezë u plagosën në fshatin al-Mughir në lindje të Ramallahut  në Bregun Perëndimor të shtunën natën gjatë një sulmi të Ushtrisë Pushtuese Iraelite në fshat.

Shoqata  e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha që forcat Okupuese Izraelite (IOF) qëlluan me plumba gome dhe gaz lotjelles, ndaj të rinjve palestinezë në fshat duke plagosur tre prej tyre njëri prej të cilëve u godit në kokë.

Ajo shtoi se shumë ishin trajtuar me spital si pasoje e gazit nga Forcat Pushtuese Izraelite   ndaj qytetarëve dhe shtëpive të tyre.

Fshati është një objektiv i përhershëm për bastisjet  nga  forcat Okupuese Izraelite (IOF)  në përpjekje për të trembur banorët e saj. Fashati  është  i rrethuar nga katër vendbanime të vetme hebraike dhe një bazë ushtarake.

Autoritetet e okupimit izraelit ndalojnë ndërtimin në 80% të zonës së fshatit dhe ndalojnë banorët të arrijnë në zonën e saj lindore duke pretenduar se është një zonë e mbyllur ushtarake.



Burimi : THE PIC