Zarif thotë se marrëdhëniet Iran -Turqi kërkojnë konsultime të vazhdueshme

Publikuar në Qershor 24, 2020, 1:46 a.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad  Zarif theksoi se marrëdhëniet midis Teheranit dhe Ankarasë janë të ngushta në fusha të ndryshme, por kërkojnë konsulta të vazhdueshme.

Pas mbërritjes në Turqi, Muhammed Zarif tha:

"Këto konsultime nuk janë mbajtur në nivelet më të larta të dy vendeve për shkak të koronavirusit; megjithatë, presidentët dhe ministrat dhe zyrtarët kanë zhvilluar biseda të përbashkëta telefonike ".

"E konsiderova të domosdoshme të kisha një vizitë në Turqi për të diskutuar çështjet bilaterale, rifillimin e marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimin e energjisë dhe çështjet rajonale," shtoi ai.

Muhammed Xhevad  Zarif, duke kryesuar një delegacion të nivelit të lartë, mbërriti në Turqi të dielën natën dhe ai do të rishikojë mënyrat për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.