Kolonët hebrenj dogjen ullishtet në qytetin Burin në Bregun Perendimor
Një turmë kolonësh hebrej ekstremistë të mërkurën vunë zjarrin një ullishte në qytetin Burin, në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Zyrtari lokal Ghsan Daghlas tha se kolonët nga vendbanimi i paligjshëm i Yitzhar sulmuan një zonë bujqësore në Burin dhe dogjen ullishten.
Ghasan Daghlas shtoi se kolonët sulmuan gjithashtu, nën mbrojtje ushtarake, disa banorë të zonës në qytet, ku ushtarët i sulmuan me gaz lotësjellës dhe i qëlluan me plumba gome.
Në një incident të veçantë, ushtria pushtuese izraelite të mërkurën njoftoi një familje te Jerusalemi në qytetin si-Sawahira al-Gharbiya për qëllimin e saj për të shkatërruar shtëpinë e tij.
Shefi i një komisioni lokal i mbrojtjes së tokës Junis Xhaafar tha se ushtarët izraelitë sulmuan qytetin dhe i dorëzuan Yassin Zaatera një njoftim prishjen e shtëpisë së tij.