Thesari Razavi ruan dorëshkrimin më të vjetër Kuranor

Publikuar në Qershor 24, 2020, 1:30 a.m.

Dorëshkrimi më i vjetër Kuranor në Thesarin e Razavi është 1114 vjet i vjetër, një dorëshkrim kushtuar Keshwad Ibn Emlas, dashamir dhe përkushtues i familjes së Profetit Muhammed (a.s) në vitin 939, thotë Sejjid Riza Sedakat Husejni, një ekspert i thesarit.

Ai shtoi: “Dorëshkrimi mbahet në tri pjesë të veçanta dhe është unik për sa i përket kaligrafisë dhe aspekteve artistike. Ajetet janë shkruar në një stil dhjetë-në-dhjetë të të shkruarit në formatin Abxhad dhe të ndara me shkronja Kufike. Pikat mbi dhe nën secilën shkronjë simbolizojnë përkuljen gramatikore të shkrimit ”.

Sedakat Husejni vazhdoi duke thënë: "Dekorimi i tekstit përfshin mbishkrimin e stilolapsit në fillim të çdo sureje me një stil  Kufik. "

Duke treguar letrën e dhuratës së veprës së shkruar nga vetë Keshwad, Sedakat Husseini tha:   "Mbrojtja dhe mirëmbajtja e kësaj vepre të madhe kulturore dhe artistike dhe publikim i mësimeve të saj janë të dukshme për komunitetin hulumtues të vendit".

Organiziata e Bibliotekave, Muzeve dhe Qendrës së Dokumenteve të Astan Kuds Razavi zotëron 13 milion e 500 mijë dokumente historike, mijëra artikuj, muze, dy milion periodikë, 65 mijë libra litografie dhe mbi 106 mijë kopje të dorëshkrimeve. Disa hollësi të qendrës, veçanërisht Kuranet e shkruara me dorë, i atribuohen imamëve, të cilët janë shkruar në stilet Kufik dhe në lëkurën e drerit.

Biblioteka e Astan Kuds Razavi është ndër qendrat më të rëndësishme kulturore dhe artistike në Iran dhe Boten Islame. Shumica e librave janë pasuri e rrallë.

Sedakat Husseini përfundoi komentet e tij duke thënë:

"Thesari mban shumë vepra arti dhe shkrime të krijuara nga artistë të shquar islamikë dhe kaligrafë si Othman Ibn Hussejn Varak, Yaqut al-Musta'simi, Abdullah Tabakh, Alladin Tabrizi, Ruzbahan Shirazi, Baysunghur Mirza , Ibrahim Sulltan, Alireza Abbasi, etj.