Xhamia e Parisit do të rihapet të marten

Publikuar në Qershor 12, 2020, 10:09 p.m.

Këshilli i Xhamisë së Madhe në Paris tha se xhamia do të rihapet përsëri të martën.

Këshilli lëshoi ​​një deklaratë, duke thënë se respektimi i protokolleve shëndetësore është i nevojshëm për adhuruesit pasi xhamia hap dyert e saj, raportoi ennaharonline.com.

Veshja e maskave për fytyrën, mbajtja e distancës sociale dhe me marrë abdes në shtëpi jo në xhami janë ndër masat që duhen marrë nga ata që janë të gatshëm të falen në xhami.

Gjithashtu, bordi ka ndaluar ata të moshës 65 vjeç e më shumë të hyjnë në xhami.

Xhamia e Madhe e Parisit u mbyll në mars për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

I zbuluar për herë të parë në qytetin Wuhan në Kinën qendrore në dhjetor, virusi është përhapur në pothuajse të gjitha vendet e botës.

Numri global i vdekjeve është rreth 367,000 me më shumë se 6 milion raste të konfirmuara.

Xhamia e Madhe e Parisit  është një nga xhamitë më të mëdha në Francë.