Imam Hamenei u kërkon deputetëve të punojnë për "kulturën, ekonominë" si dy përparësi të vendit

Publikuar në Qershor 5, 2020, 10:03 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah  Sejjid  Ali Hamenei i ka lëshuar një mesazh Parlamentit të ri i cili u lexua në ceremoninë e hapjes.

Huxhetulislam Muhamme Golpayegani, Shefi i Shtabit të Liderit, lexoi mesazhin në ngjarjen e sotme.

Duke theksuar se "ekonomia dhe kultura" janë dy prioritetet e vendit, Ajetullah Hamenei u bëri thirrje deputetëve që të përqëndrohen më shumë në standartin e jetesës së njerëzve, të përmirësojnë kriteret kryesore ekonomike siç janë punësimi dhe inflacioni, të ruajnë devotshmërinë dhe ndershmërinë në kryerjen e detyrave mbikëqyrëse, të miratojnë qëndrime revolucionare gjatë incidenteve të rëndësishme, dhe te kenë marrëdhënie vëllazërore me gjyqësorin dhe degët ekzekutive.

Duke shprehur kënaqësi për fillimin e Parlamentit të ri dhe ndriçimin e demokracisë islamike para syve të botës, Udhëheqësi vlerësoi përpjekjet dhe motivimin e njerëzve për formimin e trupit të ri dhe gjithashtu uroi ligjvënësit e zgjedhur rishtas.

Duke iu rikthyer kushteve ekonomike në vend, Ajetullah Hamenei vuri në dukje se duke i kushtuar vëmendje Ekonomisë së Rezistencës mund ta udhëzojmë vendin për të kapërcyer problemet.