Vendet e Shenjta të Iranit do të rihapen pas Fitër Bajramit

Publikuar në Maj 31, 2020, 10:47 a.m.

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani tha se vendet e shenjta në Iran do të rihapen pas Fitër Bajramit.

Duke folur në një takim në Teheran të shtunën ne Shtabin Kombëtar për Luftimin e Coronavirusit, Hassan Rouhani tha se oborret e faltoreve do të jenë të hapura për vizitoret pas Bajramit, i cili do të bjerë ose të dielën ose të hënën.

Ai vuri në dukje se respektimi i protokolleve shëndetësore është një domosdoshmëri për ata që vizitojnë vendet e shenjta.

Presidenti shtoi se një vendim nëse do të hapen apo jo xhamitë do të merret në një mbledhje të Shtabit të shtunën e ardhshme.

Irani mbylli xhamitë dhe vendet fetare në mars për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Përhapja e koronavirusit që filloi në Wuhan, Kinë, ka infektuar mbi 5.3 milion njerëz në mbarë botën dhe mbyti më shumë se 340,000 njerez..

Në Iran, më shumë se 102,000 raste pozitive te koronavirusit  janë shëruar nga sëmundja infektive, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kianoosh Jahanpoor tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është  7,300.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me sëmundje në vend që nga e premtja ishte 131,652.