Xhamitë rihapen në Gaza për Namazin e Xhumasë dhe për Namazin e Fitër Bajrami

Publikuar në Maj 26, 2020, 3:20 a.m.

Ministria e Vakefit dhe Cështjeve  Fetare në Rripin e Gazës njoftoi se xhamitë në enklavën bregdetare do të rihapen së shpejti për Namazin e Xhumasë  dhe Fiter Bajramit.

Në një deklaratë të dielën, Ministria tha se të gjithë protokollet shëndetësore duhet të respektohen nga besimtaret  për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raportoi Reuters.

Ato përfshijnë veshjen e maska ​​për fytyrën, mbajtjen e një distancë të caktuar dhe refuzimin e shtrëngimit të duarve, shtoi ajo.

Xhamitë në Gaza janë mbyllur që nga 25 marsi  për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.

Rripi i Gazës ka regjistruar 20 raste të koronavirusit, 16 prej të cilave janë shëruar nga sëmundja.