Gruaja 98-vjeçare mëson përmendësh Kur’anin

Publikuar në Maj 20, 2020, 1:51 a.m.

Një grua 98-vjeçare në Arabinë Saudite arriti të mësojë përmendesh  Kur’anin.

Thamra Muhamamd  Zafir al-Umairi al-Shahri mësoi përmendësh Kur’anin në një qendër kuranore në Tanomah, në perëndim të vendit, njoftoi al-Arabiya.

Saad bin Saeed, djali i saj, thotë se gruaja e vjetër filloi të mësonte përmendsh Librin e Shenjtë që në vitin 1989.

Ai tha se ishte e vështirë për nënën e tij që në fillim të mësonte përmendësh vargje, por ajo vazhdoi derisa  e mësoi  tërë Kuranin permendesh.

Kur’ani i Shenjtë është shkrimi i vetëm fetar që është memorizuar nga ndjekësit e tij.

Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë memorizuar Kur’anin që ditën e parë që u shpall.

Kurani ka 30 Xhuze ​​(pjesë), 114 Sure (kapituj) dhe 6,236  ajete apo vargje.