Shpallen fituesit e Garave të Kur’anit në Hamburg

Publikuar në Maj 15, 2020, 12:48 a.m.

Dar-ul-Kur’ani i Qendrës Islamike të Hamburgut shpalli fituesit e tij  te Garave Kur’anore   në Kur’an.

Dar-ul-Kur’ani organizoi Garat  të titulluara  Tanzil, për Kendimin e Kur’anit.

Garat u mbajten në internet me pjesëmarrjen e 36 pretendentëve nga Gjermania dhe një numër vendesh të tjera evropiane, sipas faqes së internetit të qendrës.

Fituesit u njoftuan në ditën e 15-të të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shënuar përvjetorin e lindjes së Imam Hassan Muxhteba  (a.s.).

Në seksionin e të rriturve, Sejid  Amir Hamzeh Husseini, Muhammed Reza Ruhullahi dhe Amir Hussein Pour Razzaz dolën në vendin e parë, përkatësisht.

Në seksionin e adoleshentëve, fituesit kryesorë ishin Ali Taha Latifi, dhe Mehdi Rahimi.

Qendra Islamike Hamburg u themelua gjysmë shekulli më parë.

Eshtë regjistruar në Gjermani nga Ajetullah  Muhammad Hussein Beheshti më 8 shkurt 1966.

Dijetarë të tillë të mrekullueshëm,  muslimanë si Huxhat-ul-Islam Muhamed Muhakeki, Muhammad Mojtahed Shabestari, Muhammad Muqkddam, Muhammad Baker Ansari, Sexhid  Riza Hussei, Ajerullah Seyed Abbas Kaemmakami, dhe Ajetullah  Reza Ramezani duke shërbyen si drejtorët e tij ndër vite, qendra ka kryer aktivitete të vlefshme në promovimin e Islamit në Gjermani dhe vendet e tjera evropiane.

Qendra Islamike Hamburg ka qenë një qendër udhëheqëse  muslimane shiite në të gjithë Evropën në gjysmën e  shekullit të kaluar.