Seminari "Ramazani dhe Kur’ani " u mbajt në Mauritani

Publikuar në Maj 14, 2020, 2:02 a.m.

Një seminar me temë "Ramazani  dhe Kurani" u mbajt të hënën në Mauritani.

Xhamia e Radiotelevizionit  e Mauritanise organizoi veprmtarinë, e cila mbajti një fjalim të studiuesit fetar,  Shejh Muhamed al-Mukhtar,  njoftoi faqja e internetit e AMI.

Në fjalimin e tij, studiuesi shtjelloi kuptimin e Ramazanit dhe tha në këtë muaj, Zoti i fal mëkatet e njerëzve.

Ai gjithashtu theksoi lidhjen e këtij muaji me Kur’anin dhe tha se Ramazani është muaji i Kur’anit.

Libri i Shenjtë iu zbulua Pejgamberit  të Shenjtë (as) në këtë muaj, theksoi ai.

Shejh Imbala theksoi se Ramadani është gjithashtu një kohë për bamirësi dhe ndihmë të atyre që kanë nevojë.

Republika Islamike e Mauritanisë është një shtet  në rajonin e Magrebit  në Afrikën Veriore perëndimore.

Popullsia e vendit vlerësohet të jetë rreth 4 milion dhe pothuajse të gjithë mauritanianët janë muslimanë.

Aktivitetet dhe programet kur’anore janë shumë të njohura në vendin afrikan.