Hamid Karzai dënon sulmet ndaj civilëve në disa provinca
Ish kryetari, Hamid Karzai, dënoi ashpër shpërthimet, sulmet ajrore dhe raketat në provincat e Badakhshan, Faryab, Farah dhe Laghman që vranë dhe plagosën civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Karzai e quajti vrasjen e njerëzve si një krim antinjerëzor dhe një veprim shtypës.
Ai u bëri thirrje edhe një herë palëve të luftës të ndalojnë menjëherë të gjitha operacionet ushtarake në vend që marrin vetëm jetën e civilëve. Ai theksoi se palët e luftës duhet të përshpejtojnë përpjekjet e paqes për t'i dhënë fund luftës.
Ish-kryetari dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave, duke uruar te vdekurve Xhennetin !