Palestinezët varrosen dy fëmijë të vrarë në Marshimin e Kthimit

Publikuar në Tet. 11, 2019, 2:10 a.m.

Mijëra  palestinezë të shtunën marshuan në funeralet e dy fëmijëve të vrarë nga forcat okupuese izraelite gjatë Marshit të Madh të Kthimit pranë kufirit të Rripit të Gazës .

Halid  al-Raba'i, 14 vjeç dhe Ali al-Ashqar, 17 vjeç, u qëlluan për vdekje nga snajperët izraelitë, ndërsa morën pjesë në protestat e Marshit të Madh të Kthimit.

Marshuesit e zemëruar brohorisnin parulla që dënonin krimet izraelite dhe u bën thirrje fraksioneve të rezistencës palestineze që t'i përgjigjen vrasjes së dy djemve.

Anëtari i Frontit Popullor për Clirimin  e Palestinës nga Zyra Politike,  Talal Abu Zarifa denoi vrasjet  e qëllimshme të forcave izraelite ndaj protestuesve paqesor të Marshit të Madh të Kthimit .

"Pushtuesit  do të paguajë çmimin herët a vonë," theksoi ai.

Abu Zarifa shtoi se krimet e Izraelit kurrë nuk do të frikësojnë popullin palestinez  te cilet  do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.



Burimi : The Palestinian Information Center