Zbulohet një xhami në Izrael: Arkeologët zbulojnë rrënojat e një e xhamie 1.200 vjeçare në shkretëtirë

Publikuar në Shta. 26, 2019, 9:26 p.m.

Xhamia u zbulua  në qytetin izraelit Beduin të Rahat në shkretëtirën Nexhev

Një nga xhamitë më të hershme të njohura në botë, e ndërtuar rreth 1.200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Nexhev  të Izraelit.

Mbetjet, që datojnë nga shekulli VII ose VIII, u gjetën në qytetin beduin të Rahat.

Autoriteti i Antikitetit i Izraelit (IAA) thotë se xhamia u zbulua gjatë punimeve të ndërtimit në zonë.

Kjo është  xhamia e parë e njohur nga kjo periudhë në kët ë zonë, duke rivalizuar moshën e atyre që gjenden në Mekë dhe Jeruzalem, tha    Autoriteti i Antikitetit i Izraelit

Drejtorët e gërmimeve Jon  Seligman dhe Shahar Zur thanë se xhamia  është   "një zbulim i rrallë kudo në botë".

Studiuesit besojnë se xhemati i xhamisë ka të ngjarë të ketë qenë fermerë vendas.