Iranianët përkujtojnë imam Huseinin në përvjetorin e martirizimit

Publikuar në Shta. 21, 2019, 3:15 a.m.

Miliona iranianë janë duke përkujtuar  Ashurën, e cila shënon përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), Imami i tretë i muslimanëve dhe nipi i Profetit Muhammed (a.s.).

Ashura, dita e 10 e muajit hënor të Muharremit, bie të martën në Iran këtë vit.

Të veshur me të zeza, muslimanët mbajnë rituale zie për të kujtuar imam Huseinin (a.s.), i cili u martirizua së bashku me 72 shokët e tij në Betejën e Qerbelas, në Irakun e jugut, në vitin 680 , pasi luftuan me guxim për drejtësi kundër mijëra ushtarëve të halifit Umajad , Jezidi I.

Iranianët mbajnë procesione zie në të gjithë vendin në përkujtimin e Ashures.

Ashura është kulmi i ceremonive të zisë 10-ditore që  mbahen

 në Muharrem.

Myslimanët në të gjithë botën gjithashtu  mbajnë ritualet e zisë, ndërsa qindra mijëra vizitorë nga Irani dhe vendet e tjera shkojnë në qytetin e shenjtë  ne Qerbela, ne Irak,  ku ndodhet Xhamia e Shenjtë e  Imam Huseinit a.s.) - për të shënuar Ashurën.

Ceremonia e Muharremit  simbolizon qëndrimin e përjetshëm dhe të palëkundur të së vërtetës kundër pavërtetësisë dhe luftës së njerëzimit kundër padrejtësisë, tiranisë dhe shtypjes, shkaku për të cilin ra shehid Imam Huseini (a.s.).