Deputetja Fatimeh Zolghadr: Iraku duhet të mbështesë Iranin kundër sanksioneve të padrejta

Publikuar në Shta. 19, 2019, 8:35 a.m.

Shefja e delegacionit  parlamentar të Iranit në Asamblenë Parlamentare Aziatike, Fatimeh Zolghadr u takua me kryetarin parlamentar të Irakut, Muhamed Al-Halbousi, duke theksuar nevojën për mbështetjen e Bagdadit për Iranin kundër sanksioneve te padrejta.

Duke theksuar forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike midis Iranit dhe Irakut,  Fatimeh Zolghadr tha:

"Tregjet e kufijve mund të jenë një mundësi e mirë ekonomike për të zgjeruar më tej marrëdhëniet  ekonomike midis dy vendeve dhe ne duhet t'i përdorim ato".

"Pritet që ndërsa qeveria dhe populli iranian kanë qëndruar pranë popullit dhe qeverisë irakiene gjatë ditëve të vështira të sulmeve të ISIS-it, tani Bagdadi e mbështet Iranin kundër sanksioneve  te padrejta, " shtoi ajo.



Burimi : ISNA