Sejjid Abbas Mousavi: Shkelja e Izraelit kundër Libanit veprim kundër paqes globale, sigurisë.

Publikuar në Shta. 19, 2019, 8:31 a.m.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Sejjid  Abbas Mousavi tha se shkelja e hapësirës ajrore e Libanit nga Izraeli është shkelje e qartë e sovranitetit dhe dinjitetit territorial të një vendi sovran dhe të një shteti anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Duke përmendur që Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar nga pushtimi, zëdhënësi e përshkroi atë si një veprim kundër "paqes dhe sigurisë globale".

"Regjimi i Izraelit i mbështetur nga SH.B.A. është duke u përpjekur të dobësojë rezistencën e popullit  libanez i cili kërkon të sigurojë integritetin e tij territorial dhe sovranitetin me një kryetar të fortë, qeveri dhe ushtri," tha ai.

Mousavi gjithashtu kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare, posaçërisht OKB-ja të mos heshtnin dhe të vepronin për të shmangur agresione të tilla.



Burimi : ISNA