Xhamitë ‘ Zonë e Ndaluar ‘ për Grupin Anti-Islam

Publikuar në Shta. 19, 2019, 8:27 a.m.

Grupi i djathtë antislamik Pegida  është ndaluar të zhvillojnë  demonstrata pranë xhamive në Eindhoven pas një numri incidentesh të dhunshme.

Kryetari i bashkisë së qytetit , Jan Jorritsma i ka thënë transmetuesit lokal Omroep Brabant se organizata, e cila ka vetëm një pjesë të vogël të anëtarëve, mund të vazhdojë të demonstrojë në sheshin përpara bashkisë.

Në fund të majit një demonstratë afer një xhamie  përfundoi në trazira pasi qindra vendas organizuan një protestë kundër. Që atëherë, të gjitha kërkesat për demostruar  afër xhamive janë refuzuar dhe kjo politikë do të vazhdojë t'i refuzojë ato, tha Jorritsma.

Ndërsa e drejta për të demonstruar dhe liria e shprehjes janë parësore, sheshi i bashkisë së qytetit është i vetmi vend ku mund të garantohet siguria, tha kryebashkiaku.



Burimi : dutchnews.nl