10,000 studentë jo-iranianë kanë studiuar në Universitetin Nderkombetar ‘ Imam Humejni’

Publikuar në Shta. 14, 2019, 11:55 p.m.

Universiteti Ndërkombëtar ‘Imam Humejni’  ka pritur mbi 10,000 studentë jo-iranian nga 30 kombe të ndryshme gjatë 6 viteve të fundit, tha Shefi i Universitetit Ndërkombëtar  ‘Imam Humejni’, Abulhsan Naeini.

Duke folur për IRNA, ai tha se gjatë kësaj periudhe, mbi 200 mësues të gjuhëve nga Argjentina, Kina, Japonia, Polonia, Siria, Libani, Koreja e Jugut, Turqia, Iraku, Bjellorusia, India, Kenia, Pakistani dhe Afganistani janë pranuar të ndjekin kurse trajnime  per gjuhën perse.

Zyrtari theksoi se universiteti ka nënshkruar mbi 16 marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione të huaja në 6 vitet e fundit.

Universiteti ka nënshkruar marrëveshje me qendra të tilla si Carlos Terry të Madridit, një qendër italiane, një institucion portugez, Instituti Australian i Bujqësisë, Politekniku i Milanos, Universiteti Shtetëror Dagestan dhe Akademia e Shkencave Armene, tha presidenti i Universitetit.

Naeini deklaroi se vendosja e delegacionit shkencor të fakultetit të Filozofisë Islamike për të dhënë mësim në Universitetin e Strasburgut në Francë, duke realizuar projekte kërkimore të përbashkëta me Departamentin e Gjeologjisë të Universitetit me një Universitet Italian, duke dërguar profesor për të dhënë mësime në gjuhën perse në universitetet Bangkok dhe Korenë e Jugut dhe Studimet e Jashtme të Pekinit, kryerja e bisedimeve paraprake për mbajtjen e kurseve të përbashkëta me Universitetin Jagiellonian në Poloni dhe pranimin e dy profesorëve nga universiteti për mundësi studimi afatshkurtra në fushën e shkencave politike dhe historisë kanë qenë aktivitete të tjera të universitetit në fushën e bashkepunimit  ndërkombëtarë..

Dekani i Universitetit ‘Imam Humejni’  gjithashtu theksoi anëtarësimin e tij në bashkësi shkencore ndërkombëtare, duke shtuar se është anëtar i katër sindikatave ndërkombëtare, duke përfshirë Unionin e Universiteteve Botërore Islame, Unionin e Universiteteve Botërore, Universitetet e Shteteve të Detit Kaspik dhe Universitetet e Rrjetit te Rrugës së Mëndafshit.



Burimi : IRNA