100 urdhera burg administrativ të lëshuar nga Izraeli ne muajin e kaluar

Publikuar në Shta. 14, 2019, 11:49 p.m.

Komisioni Palestinez për Dështjet e të Arrestuarve dhe të Paraburgosurve tha që Autoriteti Pushtues Izraelit  (IOA) kishte lëshuar 100 urdhera ndalimesh administrative dhe zgjatje kundër të burgosurve palestinezë gjatë korrikut të kaluar.

Autoriteti Pushtues Izraelit  (IOA)  urdhëroi dhe e perseriti  burgimin e atyre të ndaluarve administrativisht për periudha nga dy deri në gjashtë muaj, sipas Komisionit.

Aktualisht, ka 530 të arrestuar administrativë në burgjet izraelite.

Paraburgimi administrativ është burgim pa gjyq ose pa akuzë, bazuar në pretendimet se një person planifikon të kryejë një vepër të ardhshme.   Kjo nuk ka ndonjë afat kohor, dhe të dhënat në të cilat bazohet se si duket nuk ekzistojnë.

Izraeli, një fuqi okupuese, përdor lloje të tilla paraburgimi në mënyrë të gjerë dhe rutinore si masë ndëshkuese kundër palestinezëve në territoret e pushtuara dhe e ka përdorur atë për të mbajtur mijëra prej tyre për periudha të gjata ne burgje.