Hafizet e Kur’anit u nderuan në Bullgari

  • Një ceremoni u mbajt në Bullgari për të nderuar hafizet  e Kur’anit
Publikuar në Shta. 14, 2019, 11:46 p.m.

Ceremonia  u organizua në qytetin Madan, në provincën jugore të Smolyanit nga Shoqata Ndërkombëtare e Kur’anit dhe Sunnetit, e lidhur me Lidhjen Botërore të Myslimanëve, në bashkëpunim me Institutin Ebu Eub Ansari të qytetit, njoftoi uebfaqja eoqas.org.sa.

Hafizet  që kanë mbaruar kurset e mësimit përmendësh të Kur’anit në institutit u nderuan në këtë ceremoni.

Myftiu i Bullgarisë Mustafa Haxhi dhe një numër i figurave të tjera të larta myslimane të vendit ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Folësit në ceremoni theksuan  virtytet  e mësimit përmendësh të Kur’anit dhe kërkuan më shumë programe të tilla për të inkurajuar mësimin e Kur’anit.

Ata gjithashtu u kërkuan  nga hafizet  e Kur’anit të veprojnë sipas mësimeve të Kur’anit në jetën e tyre.

Hafizet e Kur’anit  morën certifikata dhe çmime në fund të ceremonisë.

Republika e Bullgarisë është një shtet në Evropën Juglindore.

Islami në Bullgari është një fe minoritare, por eshte feja më e perhapur  pas Krishtërimit. Sipas një vlerësimi të vitit  2017, muslimanët përbëjnë 15% të popullsisë së vendit.